Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Të kthehet fregata "Psara" - Asnjë përfshirje të vendit tonë në masakrën e NATO-s - SHBA - Izraelit në Gaza
Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ka lëshuar njoftimin e mëposhtëm në lidhje me dërgimin e fregatës greke “Psara” në detin e Mesdheut Juglindor:
«Dërgimi i fregatës greke “Psara” -me ekuipazh dhe ekip sigurie gjithsej mbi 200 persona- në detin e Mesdheut juglindor, për t'iu bashkuar një force të NATO-s që vepron në rajon, është një zhvillim shumë i rrezikshëm, në një kohë që konflikti në Lindjen e Mesme është një hap nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe përfshirja e përgjithshme ushtarake.
Alibia e qeverisë se gjoja është një "stërvitje e planifikuar" nuk kanë asnjë vlerë, kur është e sigurt natyra agresive e këtyre misioneve dhe kur bëhet një tjetër masakër ndaj popullit palestinez nga Shteti i Izraelit, me mbështetjen aktive të SHBA-NATO.
Veç kësaj, vetë informacionet që rrjedhin nga qeveria, të cilat përpiqen të paraqesin misionin e fregatës si të palidhur me atë që po shpaloset në rajon, deklarojnë se "nuk është bërë asnjë kërkesë nga NATO" për të shoqëruar aeroplanmbajtësen amerikane e cila lundron drejt Izraelit, duke lënë të nënkuptohet se, nëse kërkesa paraqitet, ata do ta pranojnë.
Pak ditë pasi qeveria kremtoi nxjerrjen në det të fregatës së parë "Belhara", vërtetohet edhe një herë se për çfarë qëllimi blihen në realitet pajisje të tilla, të cilat populli grek i paguan me flori, gjoja për "mbrojtjen e vendit".
Në të njëjtën kohë, ka pyetje të forta që kërkojnë një përgjigje nëse dhe si përdoren bazat ushtarake që i janë dhënë SHBA-NATO-s nga të gjitha qeveritë greke, veçanërisht ajo në Suda-s në ishullin e Kretës, për masakrën e popullit palestinez.
Kërkojmë:
– Të kthehet menjëherë fregata "Psara".
– Asnjë përfshirje e vendit tonë në masakrën e NATO - SHBA - Izraelit në Gaza.
– Zbatim i menjëhershëm i vendimit unanim të Parlamentit grek nga viti 2015 për njohjen e shtetit të Palestinës në kufijtë e vitit 1967».
Gazeta «Rizospastis» qorton orgjinë e propagandës zyrtare
Gazeta e përditshme “Rizospastis”, organ i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), kritikon ashpër mediat shtetërore dhe private të Greqisë, të cilat, siç thekson, riprodhojnë pa “përtypur” propagandën e stafeve izraelite dhe euroatlantike, ndërkohë që kasaphaja ndaj palestinezëve po përshkallëzohet dhe po përgatitet ndërhyrja tokësore në Gaza. Në reportazhet për luftën, bëjnë bujë disa video të qarkulluara dhe të dramatizuara nga shërbimet zyrtare të ushtrisë izraelite, për të demonstruar brutalitetin dhe aktet çnjerëzore të palestinezëve, për të “shpërlarë” pushtimin dhe për të justifikuar masakrën e vazhdueshme. Në asnjë prej këtyre rasteve nuk ka asnjë copëz verifikimi dhe as vetë gazetarët nuk mundohen të kërkojnë vërtetësinë e tyre.
Për shembull, videoja që tregon fëmijë të vegjël që duken të burgosur në kafaze nga palestinezët rezultoi se ishte filmuar disa ditë para fillimit të operacioneve dhe askush nuk mund të konfirmojë se çfarë tregon me saktësi kjo video. Po kështu, turistja gjermane, e cila u bë simbol i egërsisë së robëruesve dhe xhelatëve të saj, rezultoi së është gjallë dhe mjekohet në spital, siç konfirmoi familja e saj. “Foshnjat me koka të prera”, për të cilët ushtria izraelite flet në një video zyrtare, dolën nga “dëshmia” e një ushtari të vetëm izraelit që u riprodhua si e sigurt nga një gazetare zyrtare izraelite, për të pranuar pak më vonë se sa i dobët ishte burimi i saj. E njëjta gjë vlen edhe për përdhunimet apo vrasjet masive në festivalin muzikor, ku thuhet se janë gjetur 260 trupa pa jetë tre ditë pas sulmit, pa patur asnjë video apo foto për ta vërtetuar atë. Çfarë tregon e gjithë kjo? Se të bazuar në lajme të fabrikuara, që transmetohen edhe nga mediat greke, Izraeli dhe NATO-amerikanët po përpiqen të legjitimojnë planet e tyre të rrezikshme në rajon, të cilat janë në dëm të së gjithë popujve, edhe të izraelitëve. E njëjta gjë vlen edhe për qeverinë greke, e cila po përshkallëzon përfshirjen greke me pëlqimin e të gjitha partive të tjera, madje duke dërguar dhe fregatë për të patrulluar me flotën amerikane në ujërat e rrezikshme të Mesdheut Juglindor.
Siç thekson gazeta «Rizosastis»: «Situata që e fut çështjen palestineze për bluarje në gurët e mullirit të kontradiktave gjeopolitike në rritje, si dhe interesat kontradiktore imperialiste që pasqyrohen në qëndrimet e ndryshme ndërkombëtare për zhvillimet aktuale, nuk e mohojnë të drejtën e patjetërsueshme të popullit Palestinez. Pra, kundër të gjithë atyre që i bëjnë thirrje popullit për t’iu bashkuar shtetit pushtues izraelit dhe për t'u përfshirë edhe më thellë në planet që bien errë barut, kundër τα΄pasionuarve të ndryshëm të "distancave të barabarta" mes kriminelit dhe viktimës, ajo që është tani urgjente është të forcohet solidariteti ndaj popullit Palestinez, mbështetja në luftën e tij për një atdhe të lirë».
Dhimitri Kucubas: Të gjithë ata që dëshirojnë paqen të bashkohen për shtet Palestinez me të vërtet të pavarur
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba u takua më 10.10.2023, në selinë e KQ të Partisë në Perisso, me ambasadorin e Palestinës Jussef Dorkhom. Në takim mori pjesë edhe Jorgo Marinos, anëtar i BP të KQ dhe deputet i KKE.
Pas takimit Dh. Kucubas bëri deklaratën e mëposhtme: «Për aq sa qeveria reaksionare e Izraelit vazhdon pogromin kundër Palestinezëve, si tani por dhe për dekada më parë me vrasje të civilëve, me aparteidin, me torturat, me burgime, me pushtimin e tokave palestineze, me kolonizime si lufta ashtu edhe këto ngjarje që po përjetojmë këto ditë, konfliktet e përgjakshme do të jenë të pashmangshme. Për këtë arsye, ata që besojnë me të vërtet në paqe, që dëshirojnë paqen në Lindjen e Mesme të shumëvuajtur, që të mos ta paguaj së fundmi vetë populli, vetë popujt e rajonit, populli palestinez, populli izraelit, pjesa tjetër e popujve të rajonit, duhet që të bashkohen me ne në ndeshje për një shtet me të vërtetë të pavarur Palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet me tërheqje të menjëhershme të së gjitha trupave pushtuese izraelite nga territoret palestineze. Kjo është e vetmja zgjidhje që të mos e paguajnë popujt dhe të vriten padrejtësisht civilët».