Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Solidariteti me fëmijët e refugjatëve

Më 17 Janar 2017 bodigar të "Agimi të Artë, në momentet që gjyqi për veprimtarinë vrastare të organizatës fashiste po vazhdon, u mblodhën jashtë një shkolle në një nga lagjet e Pireut. 

Qëllimi i tyre ishte që të mos lejonin fëmijët refugjatë të shkonin në Shkollën Fillore. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe dhjetëra sindikata dënuan sulmin e ri të Agimit të Artë. Në Komunikatën e saj Zyra e Shtypit të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i bën thirrje popullit grek, prindërve, nxënësve, pedagogëve, "të dënojnë dhe të izolojnë Agimin e Artë, ti kundërvihen me solidaritetin e tyre ndaj fëmijëve të refugjatëve që janë shkulur nga atdheu i tyre, për shkak të luftërave dhe barbarizmit. Të forcojnë luftën e tyre të përbashkët kundër luftërave që mbjellin vdekjen dhe mërgimin".

 

18.01.2017