Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

GRUP EUROPARLAMENTAR I KKE

Solidaritet ndaj popullit të Sirisë vendi i të cilit po copëtohet nga imperialistët

Grupi Europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ndërhyri në debatin për "përmbysjen e regjimit sirian dhe pasojat e tij gjeopolitike" në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg me Eurodeputetin e Partisë, Kosta Papadhakis, i cili theksoi në fjalimin e tij:

 

«Ndërhyrja imperialiste dhe shpërbërja e promovuar e një shteti të pavarur, të Sirisë, janë nisur në Lindjen e Mesme nga SHBA-të, BE-ja, NATO, Turqia dhe Izraeli.

Kjo bëhet në vazhdimësi të gjenocidit që i bëhet popullit palestinez nga shteti pushtues i Izraelit, të sulmeve kundër popullit të Libanit, të kërcënimeve kundër Iranit.

SHBA-të, BE-ja si dhe qeveria greke, së bashku me të gjitha partitë borgjeze në Greqi mirëpritën pushtimin e Sirisë nga xhihadistët, duke i emëruar ata "partizanë" dhe "garantues të tranzicionit demokratik".

Ne, pavarësisht dallimeve tona kaotike me regjimin kapitalist antipopullor të Asadit, dënuam që në momentin e parë si ndërhyrjen ashtu edhe rishikimet.

Ju "çirreni" vetëm për rishikimin e Rusisë kapitaliste, ndërsa bëni «një sy qorr e një vesh të shurdhër» kur bëhet fjalë për SHBA-të, Turqinë dhe Izraelin që kanë pushtuar Sirinë.

Solidaritet me popullin e Sirisë dhe popujt e Lindjes së Mesme, shkëputje dhe luftë kundër sistemit që bën ndërhyrje, luftëra imperialiste dhe shfrytëzim».

 

 

19.12.2024