Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Shpallje e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për 77 vjetorin nga Fitorja e Madhe Antifashiste e Popujve

Më datë 05.07.2022 u publikua Shpallja e Zyrës së Shtypit të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për 77-vjetorin e Fitores së Madhe Antifashiste të Popujve, ku ndër të tjera thuhet:

«9 Maji frymëzon popujt, u mëson atyre të kenë besim në fuqinë e vet.

Me superioritetin e sistemit socialist, të pushtetit punëtor, avantazhet e shoqërizimit/socializimit të mjeteve të prodhimit dhe planifikimit qendror të ekonomisë, të cilat sot shtrydhen nga krerët e Rusisë kapitaliste, BRSS arriti të korte suksesin e fitores antifashiste (...). Forcat punëtore - popullore në Greqi dhe në mbarë botën do të kujtojnë gjithmonë me admirim dhe respekt 20.000.000 viktimat e popullit dhe ushtrisë sovjetike».

(...) Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është krenare që ka qenë gjakdhënëse dhe udhëheqëse e luftës heroike të Frontit Nacionalçlirimtar (EAM), Ushtrisë Popullore Çlirimtare Greke (ELAS), Organizatës së Unifikuar Panhelenike të Rinisë (EPON) dhe organizatave të tjera të EAM-it (...). Mijëra anëtarë të KKE, me aktivitetin dhe sakrificën e tyre heroike në krah të forcave të organizuara masive punëtore - popullore, shkruan disa nga faqet nga më të rëndësishmet të historisë së saj, kontribuuan në përfundimin fitimtar të luftës (...).

Historia e Luftës së Dytë Botërore imperialiste dhe e gjithë Historia e mëvonshme dëshmon se fashizmi është një nga format e pushtetit kapitalist dhe për këtë arsye lufta antifashiste mbetet e mangët kur ajo nuk synon luftën për përmbysjen e kapitalizmit.

(...) Lufta ishte e drejtë vetëm nga ana e BRSS që luftonte për mbrojtjen e pushtetit socialist dhe nga ana e lëvizjeve të rezistencës që luftonin kundër Pushtimit fashist, për mbijetesën dhe përparimin e popullit të tyre. Lufta ishte e padrejtë si nga ana e Boshtit fashist, ashtu edhe nga ana e Aleatëve Anglo-amerikanë, të cilët, pavarësisht dallimeve të tyre, konkurruan po ashtu për të siguruar fitimet dhe interesat e tyre gjeopolitike.

Përballë realitetit të zymtë të luftës imperialiste ruso-NATO në tokën e Ukrainës, të konflikteve imperialiste që mund të përhapen apo edhe të çojnë në një luftë më të përgjithësuar, madje edhe në katastrofën bërthamore, përballë situatës së një krizës të re ekonomike kapitaliste që po vjen, të varfërisë dhe papunësisë, e vetmja shpresë mbetet lufta e popujve në drejtim të përmbysjes së barbarisë kapitaliste, në drejtim të pushtimit revolucionar të pushtetit socialist».

 

 

https://www.902.gr/eidisi/politiki/294642/i-9i-mai-empneei-toys-laoys-toys-didaskei-pisti-sti-diki-toys-dynami 

09.05.2022