Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Punëtorët Grekë dhe emigrantë kundër kapitalizmit që krijon kriza-luftë-refugjatë

Me këtë slogan është dhënë toni i aktvitetit dy-ditor këtë viti për punëtorët grek dhe emigrantë, të organizuar nga Organizatat Partiake të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në prefekturën e Atikës, në parkun Fiks të lagjes Patisia, në datat 24 - 25 Qershor.
Për dy ditë Grekët, refugjatët dhe emigrantët diskutuan jo vetëm për shkaqtet e problemeve të tyre, por edhe për zgjidhjen e tyre, për rrugëdaljen që gjëndet në propozimin politik të Partsë Komuniste të Greqisë (KKE), diçka që e paraqiti në fjalimin e saj qëndror Luiza Razu, anëtare e Byrosë Politike të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).
Fëmijët e vegjël dhe të talentuar, paraqitën këngë dhe valle nga atdheu i tyre dhe u duartrokitën fort. Pak më tutje ishin ngritur kioskat e komuniteteve të emigrantëve, ndërsa në sheshin e ngritur posaçërisht per lojërat e fëmijve, fëmijë nga shtete të ndryshme vizatonin në të njëjtën tavolinë. rrugëtimi i të ç’rrënjosurve nga shtëpitë e tyre u pasqyrua me një shfaqe ne mënyrë tronditëse, teatër, fotografi, recitime dhe dëshmi të vërteta, ku u atribua se "askush nuk e zgjedh që të bëhet refugjat", ashtu siç ishte dhe titulli i kësaj shfaqieje. Epilogu për këtë shfaqe erdhi nga publiku, me zërat e bashkuar nën sloganin "Ndaj imperializmit asnjë nënshtrim, superfuqia e vetme janë popujt".
27.06.2016