Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Protestë e madhe dhe militante e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në ambasadën amerikane

Më 17 Nëntor 2016 me një marshim të madh dhe militant gjer në Ambasadën Amerikane u kujtua 43-vjetori i kryengritjes popullore të studentëve dhe e punëtorëve të Athinës, të cilët u shtypën nga junta ushtarake në mënyrë të përgjakshme. Blloqet masive të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) jepnin pulsin gjatë gjithë demonstratës dhe marshuan fuqishëm dhe të organizuar, duke theksuar karakterin bashkëkohor të kryengritjes së Politeknikumit, i cili gjendet në luftën e përditshme të punëtorëve, të rinisë dhe të popullit, kundër sistemit shfrytëzues kapitalist, kundër NATO-s, BE-së dhe imperializmit.

Në tubimin e 43-vjetorit të Politeknikumit u gjend Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba i cili në deklaratat e tij për mediat theksojë:

"Nderimi më i madh për Politeknikumin është lufta kundër të gjitha qeverive që kanë votuar memorandume, që kanë votuar dhe votojnë masa antipopullore - antipunëtore, siç është qeveria aktuale e SYRIZA - ANEL, pra ndaj falsifikuesve të vërtetë të historisë dhe të luftërave të Politeknikumit dhe natyrisht ndaj të gjitha qeverive të mëparshme të ND dhe PASOK.

Nderimi më i mirë është vazhdimi i luftës kundër sistemit kapitalist, i cili sjell kriza, luftëra, varfëri dhe papunësi.  Është lufta kundër të gjitha organizmave dhe unioneve imperialiste, të tilla si FMN-ja, BE-ja dhe NATO deri sa të vijë në pushtet popullin grek dhe popujt e gjithë botës".  

 

 

polytexneio-2016-7 polytexneio-2016-4
polytexneio-2016-40 polytexneio-2016-43
polytexneio-2016-45 polytexneio-2016-42
polytexneio-2016-14_0 polytexneio-2016-27

 

 

18.11.2016