Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Protesta masive në të gjithë Greqinë kundër politikës që nuk na lë të marrim frymë

Mijëra popull demonstruan në të gjithë Greqinë ditën e Diel, 26.01.2025, që të mos mbulohet krimi në Tempi, kur 2 vite më parë një tren pasagjerësh u përplas me një tren tregtar në këtë zonë, duke shkaktuar vdekjen e 57 njerëzve. Së fundmi nga ekspertë doli në dritë një ekspertizë që tregon se ngarkesa e trenit tregtar nuk ishte e “pafajshme” por me shumë gjasa mbante ngarkesë të paligjshme, lëndë djegëse, e cila shkaktoi shpërthimin e madh dhe zjarrin nga i cili humbën jetën shumica e njerëzve që u bllokuan në rrënoja dhe u dogjën të gjallë.

Përplasja e dy trenave, për fat të keq, vërtetoi korrektësinë e denoncimeve që kishin bërë më parë sindikalistët e hekurudhave si edhe Partia Komuniste e Greqisë (KKE), e cila nga podiumi i parlamentit grek pak ditë më parë, kishte denoncuar mungesën e sistemeve të nevojshme të sigurisë të cilat u “flijuan” nga shteti borgjez në “altarin” e përfitimit të kapitalit të madh.

Në pankartat dhe parullat e sindikatave dhe shoqatave studentore shkruhej slogani «Οse fitimet e tyre, ose jetët tona», parullë kjo që trondit demonstratat e mëdha popullore prej dy vitesh pas krimit në Tempi dhe kjo parullë tani u dëgjua nga goja e mijëra punëtorëve dhe nga rinia.

 

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas mori pjesë në tubimin e madh popullor dhe rinor që u zhvillua në qytetin Serres kundër mbulimit të krimit në Tempi. Një prani kjo me karakter «simbolik» pasi nga ky qytet është prejardhja dhe mandati i deputetit Kosta Karamanlis, ministër i Transporteve i qeverisë së ND në krimin e paralajmëruar në Tempi.

Në një deklaratë të tij, Dhimitri Kucuba theksoi: «Në këto momente, si këtu në Serres, ashtu edhe në të gjithë vendin, populli dhe rinia po mobilizohen duke kërkuar që në radhë të parë të zbardhen të gjitha shkaqet që çuan në përplasjen e dy trenave në Tempi që mori jetën e njerëzve tanë, dhe më pas të zbardhen shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit të madh, sepse, nëse nuk do të kishte ndodhur kjo do të mund të shpëtoheshin bashkënjerëzit tanë, shumica e tyre njerëz të rinj.

Duhet të zbulohen të gjithë përgjegjësit. Duhet të zbulohen ata që vulosën/bllokuan skenën e krimit duke u përpjekur për ta mbuluar këtë krim, të zbulohen pse u vonuan dhe u zhdukën prova të tilla si pamjet me video dhe prova të tjera, vendimtare për këtë tragjedi, për këtë krim kaq të madh. Përgjegjësit duhet të japin llogari. Ata duhet të ulen në stolin e të akuzuarve për t'u dënuar për këtë krim kaq të madh që i bënë popullit grek, rinisë greke, në mënyrë që të mos ndodhin më tragjedi të tilla, krime të tilla.

Në këtë betejë do të jemi në ballë, i gjithë populli, e gjithë rinia, të bashkuar në luftë deri në dënimin e fajtorëve të vërtetë, qofshin ata në pushtet apo në aparatin shtetëror, kushdo që mban përgjegjësi për këtë tragjedi».


 

27.01.2024