Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Pozicionet e KKE për çështjen e Refugjatëve – Emigrantëve

Sekretari i Përgjithëshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, gjatë takimit të liderëve politikë të thirrur nga Presidenti i Republikës për çështjen e Refugjatëve të Prëmten e kaluar (4/3/2016) dorëzojë me shkrim pozicionet e plota dhe të analizuara të partisë mbi këtë çështje specifike.
1. "Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që nga momenti i parë i mprehjes së problemit të refugjat -emigracionit, u përpoq që ti shpjegojë populli grek shkaqet që e lindin, të cilat janë luftërat dhe ndërhyrjet që lëshojnë SHBA-të, NATO dhe BE-ja në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme, të Mesdheun Lindor, të Afrikës së Veriut, në kuadër të konkurrencës së tyre me forcat e tjera, si Rusia.
2. Është e kuptueshme nevoja e njerëzve të cilët janë viktima të luftërave, të ndërhyrjeve dhe regjimeve reaksionare të kërkojnë një jetë më të sigurt në shtetet e tjera, pavarësisht nga fakti se zgjidhje përfudimtare për problemin mund të jepet në qoftë se çdo popull në vendin e tij organizohet dhe lufton për të përmbysur sistemin që krijon luftërat, varfërinë dhe refugjatët.
3. Situata është përkeqësuar në periudhën e fundit, për shkak të konfrontimit mes Rusisë dhe Turqisë, nga zhvillimi i veprimtarisë ushtarake të Turqisë në pjesën veriore të Sirisë, si dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të NATO-s në Detin Egje, me vendimin e Samiti të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s, pas kërkesës edhe të qeverisë greke. Kjo përfshirje përdor çështjen e Refugjatëve si pretekst, por në thelb ka të bëjë me të antagonizmat dhe eskalimit e luftës në Siri, ndërkohë që përgatit ndërhyrje të reja të mundshme në vendet e tjera të rajonit. Ky zhvillim do ta shtojë edhe më shumë problemin e rrjedhës së refugjatëve. Në të njëjtën kohë, ky zhvillim e ka inkurajuar agresivitetin dhe provokacionin nga ana e Turqisë, siç duket nga veprimet e saj në ditët e fundit, që kundërshtojnë të drejtat sovrane të Greqisë në detin Egje, duke përdorur pozicionin e njohur të NATO-s, se Egjeu është një zonë e përbashkët operative, fakt që hap çështjen e heqjes së kufinjëve detar të Greqisë.
4. Qeveria greke duhet menjëherë të tërheqë marrëveshjen e saj për përfshirjen e forcës detare të NATO-s në Egje. Ajo nuk duhet t’u sigurojë asnjë ndihmë, asnjë infrastrukturë apo baza, nuk duhet të lejojë përdorimin e tokës së saj dhe territore detare dhe ajrore për përgatitjen ose kryerjen e ndërhyrjeve dhe luftërave imperialiste. Përveç kësaj, ajo duhet të tërheqë mbështetjen e saj për vendimet e BE-së, e cila, së bashku me Marrëveshjen Shengen dhe rregulloren e Dublinit, dënojnë mijëra refugjatë me bllokim në Greqi, kundër vullnetit të tyre.
5. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), që nga momenti i parë kur tendenca për acarimin e çështjes së refugjat – emigracionit u bë e qartë, denoncoi vijën politike të BE-së për çështjen e refugjat – emigracionit si shkaku kryesor për bllokimin e refugjatëve dhe emigrantëve në vende të ndryshme të cilat janë portat drejt BE-së, mes të tjerash edhe Greqia. Vendimi i Samitit të Lartë të 23 Shtatorit 2015 krijoi kushtet për të arritur në gjendjen e sotme mbytëse dhe bllokimi. Ky vendim, i cili u përshëndet nga qeveria greke si një sukses, përcakton zhvendosjen e një numri të vogël të refugjatëve, të cilët ekonomitë kapitaliste të vendeve europiane duan ti thithin, në vendet e BE-së, ndërsa për pjesën më të madhe parashikohet represioni, riatdhesimi, bllokimi në shtete si p.sh Greqia. Samiti i 18 Dhjetorit 2015 e "shtrëngojë më shumë litarin në fytin" e refugjatëve dhe emigrantëve, me vendimet për respektimin rigoroz të Shengenit, krijimin rojës kufitare dhe bregdetare Europiane etj. Në të njëjtën kohë, ajo shkel Konventën e Gjenevës dhe nuk njeh statusin e refugjatit për njerëz që vijnë nga vende si Afganistani, pavarësisht faktit se ata gjënden në situate lufte dhe nën pushtimin imperialist.
6. Vendimi i fundit i Samitit të BE-së më 19 Shkurt riprodhon të njëjtat jorrugëdalje, të tilla si kufijtë e mbyllura, gardhe, forca represioni dhe gaze lotsjellës, tavane dhe kuota edhe për refugjatët. Po përgatitet terreni për zgjidhje të përhershme edhe më shumë të dhimbshme. Karakteristike janë disa seksione nga vendimi i këtij samite si: "rrjedha e vazhdueshme dhe e parregullt emigratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor vazhdon të krijojë shqetësime serioze, gjë që kërkon veprim të mëtejshëm të përbashkët dhe një fund të qasjes dhe kalimit pa formalitet (wave-through)... Azilkërkuesit nuk kanë të drejtë të zgjedhin shtetin anëtar në të cilin do të kërkojnë azil, "Këto vendime japin "dritën jeshile" për ndalime dhe bllokime si dhe inkurajojnë shtete, si Austria etj, të cilat në mënyrë të papranueshme mbyllin kufinjtë. Ndërsa në Gjermani dhe Suedia përforcohen kontrollet kufitare dhe kufizimet në lidhje me dhënien e azilit, duke forcuar rrjetin e trafikut njerëzor, dhe duke ushqyer organizatat fashiste.
7. Bazuar në sa më sipër dhe duke pasur parasysh se nuk mund të ketë zgjidhje apo zbutje të këtij problemi, për aq kohë sa luftërat imperialiste dhe ndërhyrjet në rajon vazhdojnë, dhe mbeten në fuqi vendimet konkrete të BE-së dhe NATO-s, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) propozon pozita specifike për të lehtësuar pasojat e problemit, por që të cilat kërkojnë anulimin e vendimeve të bashkësive dhe aleancave imperialiste. Vetëm në këtë drejtim mund të trajtohen pasojat.
-- Transferim direkt dhe të sigurt të refugjatëve – emigrantëve nga vendet e para të pritjes si Turqi, Jordania, Libani, si dhe nga ishujt grekë, në vendet e destinacionit të tyre të fundit, nën përgjegjësinë e OKB-së dhe BE-së dhe me respektim të plotë të të drejtave që rrjedhin nga statusi për refugjatin. Veçanërisht përsa i përket ishujve, kjo është një përgjigje e drejtpërdrejtë për ata që derdhin lot për ekonominë dhe turizmin etj.
--Tërheqje e NATO-s nga Egju. Përfshirja e NATO-s në Egje, përveç rreziqeve për të drejtat sovrane të vendit dhe të përfshirjes më të madhe të popullit në planet e luftës së imperialistëve në Siri dhe Mesdheun Lindor, është e rrezikshme, e papranueshme dhe sinjalizon përfshirjen edhe më të thellë të vendit në një mënyrë më të përgjithësuar në luftën imperialiste. Ajo është në shkelje të drejtpërdrejtë me Traktatin e OKB-së dhe të Drejtën ndërkombëtarë për refugjatët, sipas të cilit ndalohet të pengosh apo të frenosh refugjatët nga e drejta të paraqesi kërkesë për azil në vendet që kanë pranuar dhe janë të integruara plotësisht në të drejtën ndërkombëtare për refugjatët. Gjithashtu, kjo e Drejtë ndalon në mënyrë absolute riatdhesimin e refugjatëve.
-- Respektim të plotë të Konventës së Gjenevës dhe të së Drejtës ndërkombëtare për refugjatët. Konkretisht:
a) Të njihen të drejtat që rrjedhin nga statusi për refugjatët dhe azilkërkuesit për të gjitha kombësitë që OKB-ja i njeh me profil refugjati, ku përfshihen edhe refugjatët afganë.
b) Të ndalen masat represive të policisë kundër refugjatëve në kufi me mbylljen e kufijve, siç po ndodh sot në FYROM dhe vende të tjera.
c) Të ndalet vendosja e tavanit të aplikimeve për azil, e cila po kryet sipas arsyetimit të shpërndarjes proporcionale me kalimin e kohës, në bazë të kuotave që ka vendosur BE-ja, që në praktikë është shkelje e ligjit për refugjatët.
-- Forcim të lartë për infrastrukturën dhe personelin e shpëtimit, sidomos në muajt e dimrit, si dhe për pritjen, kujdesin mjekësor dhe regjistrimin, nën përgjegjësinë ekskluzive të shtetit, pa asnjë përfshirje të OJQ-ve (Organizatave Jo-Qeveritare).
--Krijim të qendrave, publike të pritjes të përkohshme, të cilat do të funksionojë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Politikës së Emigracionit, për aq kohë sa do të zgjasin procedurat e pritjes së parë, kujdesit mjekësor, regjistrimin dhe përgatitjen e dokumenteve, të cilat do të lejojnë vazhdimin e sigurtë të udhëtimit për ata që duan të vazhdojnë, -që janë shumica më e madhe- shqyrtimin e kërkesave për azil për ata që zgjedhin Greqinë si vendin e tyre përfundimtar të destinacionit, që është një pakicë relativisht e vogël.
-- Për synim të kësaj mikpritjeje mund të shfrytëzohen dhe të përshtaten ish-kampet ushtarake, ndërtesa të papërdorura, prona dhe objekte që i përkasin sektorit Publik etj, me qëllim kënaqjen e nevojave të refugjatëve por dhe të të gjithë banorëve të zonës. Transport të organizuar nga porti i Pireut dhe nga sheshi Viktoria i mijëra refugjatëve, duke i dhën një fund kushteve të papranueshme të jetesës së tyre. Masa të menjëhershme, nën përgjegjësinë e shtetit, për krijimin e kushteve njerëzore për qëndrim të përkohshëm në zonën e Idhomenit të mijëra refugjatëve, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe mundësitë.
-- "Hot-spot-et, qendrat e zhvendosjes dhe kampet e refugjatëve-emigrantëve janë qendra seleksinomi, ku një numër shumë i vogël do të transferohet në mënyrë të organizuar të vendeve-anëtare të BE-së dhe pjesa më e madhe do të bllokohet në Greqi , kundër vullnetit të tyre. Kjo u vërtetua pas dështimit të dukshëm të së ashtuquajturës program për zhvendosjen e refugjatëve të BE-së. 50.000 vendet e strehimit të "përkohshëm", sipas qeverisë, u dëshmua se janë vende të bllokimit të përhershëm, ashtu siç e kishte parashikuar Partia Komuniste e Greqisë (KKE), dhe sigurisht që nuk do të mbetet në këtë numër, kur tashmë përgatiten për më shumë se 100.000 vende strehimi.
--Heqje të Rregullores së Dublinit, Shengenit, Frontex-it dhe të gjitha mekanizmave të tjera represive të BE-së. Jo masave të reja të BE-së dhe mekanizmave për represion dhe mosnjohje të së drejtave sovrane në kufi, siç është ajo që po krijohet "Roje Kufitare - Roja Bregdetare Europiane". Jemi veçanërisht të shqetësuar se çështja e refugjatëve do të përdoret për të intensifikuar represionin kundër popujve të Europës.
--Asnjë pjesëmarrje apo përfshirje të Greqisë, asnjë dispozitë të Forcave të Armatosura të saj në luftërat dhe ndërhyrjet imperialiste, të cilat janë përgjegjëse për mijëra refugjatë dhe të shpërngulur, si dhe për shumë vuajtje të tjera që ato krijojnë për popujt. Gjithashtu të mbyllen tani bazat ushtarake të SHBA-NATO në Greqi.
8. Partia Komuniste e Greqisë (KKE), me këto kërkesa të përshkruara më lart, i drejtohet kryesisht popullit grek, i cili po përballet me pasojat e rënda të krizës ekonomike kapitaliste dhe në të njëjtën kohë shpreh solidaritetin e plotë të tij ndaj refugjatëve me çdo mënyrë. Lëvizja punëtore dhe popullore duhet të luftojnë për masa të menjëhershme për lehtësimin dhe mbështetjen e refugjatëve, për transportin e tyre në vendet e destinacionit të tyre, kundër vendimeve të BE-së. Të forcohet solidariteti internacionalistë, lufta kundër luftës imperialiste dhe sistemit të kalbur shfrytëzues që e lind.
9. Nga të mësipërmet vijon se Partia Komuniste e Greqisë (KKE) nuk bashkohet me qëndrimet e qeverisë në prag të Samitit të 7 Marsit. Është e qartë se vendimet e BE-së do të kenë drejtim që të intensifikojnë shkaqet që krijojnë problemin dhe nuk do të merret me pasojat negative për popujt e BE-së dhe të vetë refugjatëve".
08.03.2016