Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

9 Maji, Dita e Fitores Antifashiste të Popujve

Popujt të besojnë në fuqinë e tyre dhe ta përdorin atë

Me dhjetëra manifestime të organizuara nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) si dhe nga Organizatat e Veteranëve në të gjithë Greqinë, më 9 Maj u kulmuan aktivitetet për kremtimin e Ditës së Fitores Antifashiste të Popujve.

Një aktivitet i madh u organizua në Athinë përpara monumentit të Ushtarit Sovjetik në zonën e Kalitheas. Në këtë aktivitet foli Aleka Papariga, anëtare e KQ të KKE e cila ndër të tjera tha:

(...). Lufta e Dytë Botërore ishte imperialiste si nga ana e Gjermanisë dhe aleatëve të saj, ashtu dhe nga ana e Britanisë, Francës dhe SHBA. Nga të dyja palët, synimi ishte të ruheshin të paktën arritjet e Luftës së Parë Botërore, të parandalohej rishpërndarja e tregjeve dhe e territoreve në favor të Gjermanisë. BRSS duke kaluar në aleancën ushtarake me Britaninë dhe SHBA, nuk kishte asnjë lidhje me rivalitetin e pamëshirshëm imperialist, duhej të mbrohej, udhëheqja e saj, populli i saj, shteti i parë i punëtorëve në botë dhe të bashkonte forcat për të fituar kundër Gjermanisë fashiste që kishte territore të shumta, për çlirimin e popujve të Europës. Lufta e popujve kundër pushtimit të huaj kishte karakter klasor dhe çlirimtar. (...)

(...). Lufta e bërë nga BRSS, Partia Komuniste, lëvizjet nacionalçlirimtare dhe antifashiste ishte një luftë e drejtë. Të drejta sot janë luftërat për të drejtën në jetë, në punë, për nevojat bashkëkohore të popujve kundër pushtetit politik borgjez, të drejta sot janë luftërat për pushtetin punëtor, socializmin, luftërat kundër pushtimit të huaj dhe angazhimit imperialist. Fakti që u krijua një aleancë midis BRSS, SHBA dhe Britanisë, nuk do të thoshte aspak se u eliminuan dhe kontrastet e papajtueshëm midis tyre, lufta e klasave nuk u shfuqizua në të gjithë territorin dhe në çdo shtet ku u përhap lufta. (...)

(...). Në Programin e KKE bëjmë të qartë se Partia, lëvizja punëtore-popullore në asnjë rast nuk duhet të japë besim dhe të vihet nën udhëheqjen e klasës borgjeze, edhe kur ajo (klasa borgjeze) drejton luftën kundër pushtimit të huaj, lëvizja duhet të ruajë pavarësinë/autonominë e vetiniciativës së saj dhe aktivitetin e organizuar, pa asnjë bashkëpunim me forcat politike borgjeze. Lufta kundër luftës imperialiste, si të jetë agresive ashtu dhe po të marrë karakteristikë mbrojtjeje, duhet të jetë pjesë e luftës për përmbysjen e pushtetit borgjez. Kjo linjë u konfirmua në Revolucionin fitimtar të Tetorit, pa këtë linjë të bolshevikëve situata revolucionare nuk do të kishte çuar në krijimin e shtetit të parë punëtorë. (...)

 

 

 

 

10.05.2022