Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Njoftimi i Zyrës së Shtypit të KQ të KKE

Për 75 vjetorin e themelimit të NATO-s

1. Më dt. 4 prill 1949, vetëm pak vite pas fundit të Luftës së Dytë Botërore, u themelua Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO (me pjesëmarrjen e SHBA, Kanadasë, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Belgjikës, Holandës, Luksemburgut, Norvegjisë, Danimarkës, Islandës, Portugalisë). Qëllimi i forcave të kapitalizmit amerikan dhe atij europian ishte të siguronin pushtetin e vet brenda shteteve të tyre dhe në botë, përballë Bashkimit Sovjetik, i cili me kontributin e tij të madh në shtypjen e fashizmit dhe me praninë e Ushtrisë së Kuqe në Europë pati një kontribut katalizator në proceset pozitive që pasuan në një sërë shtetesh të Europës Lindore dhe Qendrore, si dhe në rajone të tjera, ku regjimi i kolonializmit u lëkund.

2. Jo rastësisht, themelimi i NATO-s u bë në Uashington, pasi SHBA-të kishin dalë më të forta nga lufta imperialiste, pasi frontet kryesore të luftës ishin larg territorit të tyre. SHBA-të dolën si fuqia udhëheqëse e imperializmit ndërkombëtar dhe u përpoqën në kuadrin e NATO-s së sapokrijuar të vendosnin këtë primat të tyre dhe në të njëjtën kohë të zbusnin kontrastet në sistemit imperialist.

3. Në këto 75 vite, duke filluar nga lufta në Kore, deri në ato më të fundit në Jugosllavi, Afganistan, Irak, Libi, Siri dhe Ukrainë, NATO ka qenë "thembra e hekurt" e aleancës politiko-ushtarake e imperializmit euroatlantik, e ngarkuar me krime të rënda kundër popujve, për t'i shërbyer interesave të monopoleve. 75 vjet luftëra imperialiste, ndërhyrje, grushte shteti, që gjakosën popujt dhe synojnë të përjetësojnë shfrytëzimin dhe shtypjen e tyre, janë këto që karakterizojnë ekzistencën e NATO-s.

4. Strategjia e NATO-s sot përcaktohet nga zgjerimi i planifikuar në Europë, si dhe në mbarë globin, zgjerim me anëtarë të rinj, me krijimin e partneriteteve me dhjetëra shtete, me formimin e njësive të gatshme ushtarake gati për luftë, me zhvillimin e bazave ushtarake, me rritjen e shpenzimeve ushtarake. Në këtë drejtim ecin vendimet e Samitit të fundit të NATO-s në Vilnius, duke çuar në thellimin e përfshirjes politike dhe ushtarake të NATO-s në luftën në Ukrainë, me garanci të mëtejshme politike dhe ndihmë të fuqishme ushtarake për qeverinë reaksionare të Zelensky-t, si dhe me institucionalizimin «Këshillit NATO – Ukrainë».

5. Të gjitha këto i hedhin “benzinë zjarrit” luftës imperialiste në Ukrainë, si dhe antagonizmave ndër-imperialiste në rajonet e tjera të botës, me Rusinë dhe Kinën, fuqitë kryesore të boshtit imperialist euro-aziatik i cili ndollët në zhvillim e sipër. Aspak e rastësishme nuk është mbështetja politike dhe ushtarake që NATO i bën masakrës së popullit palestinez në Gaza nga Izraeli, me alibi “gjethe fiku” si “e drejta për vetëmbrojtje”. Si dhe dërgimi i luftanijeve të NATO-s, përfshirë Greqinë, në Detin e Kuq, me synim kontrollimin e kësaj zone me rëndësi strategjike.

6. Vendi ynë, me përgjegjësinë e partive të harkut euroatlantik (ND, PASOK, SYRIZA, Velopoulos dhe formacionet e tjera nacionaliste) merr pjesë aktive në planet e NATO-s dhe përfshihet në këtë strategji agresive të saj, me synim të ashtuquajturin "përmirësim/azhurnim gjeostrategjik" të interesave të klasës borgjeze.

7. Bazat ushtarake të SHBA-NATO në Greqi, të cilat u zhvilluan gjatë kohës me përgjegjësinë e të gjitha qeverive dhe partive dhe pavarësisht kundërshtimin të vendosur të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), po modernizohen, kanë infrastrukturë për armë bërthamore, kërcënojnë popujt e tjerë, përbëjnë pikënisje për konflikte të reja ushtarake dhe gjakderdhje të madhe në kurriz të popujve dhe njëkohësisht vënë në shënjestër vendit dhe popullit tonë në rastin, tashmë më se ekzistues, të kundërpërgjigjes ushtarake.

8. Prandaj NATO, e cila është “mitër” luftërash, është faktor pasigurie për popullin tonë. Dhe kjo vlen edhe në përfshirjen e saj në marrëdhëniet greko-turke. Me mbështetjen e NATO-s, e cila nuk njeh kufij detarë, klasa borgjeze turke nuk e humb rastin të kujtojë pretendimet e veta të papranueshme në detin Egje dhe Mesdheun Jugor në kurriz të së drejtave sovrane të Greqisë dhe Qipros, në të cilën ruan pushtimin e 37 % e territorit të saj nga Turqia, 50 vjet pas pushtimit turk. Kohët e fundit, në sfondin e luftës imperialiste në Ukrainë, është promovuar zgjidhja e marrëdhënieve greko-turke, për të forcuar krahun juglindor të NATO-s dhe të ashtuquajturin "bashkë-menaxhim" në kënaqësinë e monopoleve dhe në kurriz të së drejtave sovrane të vendit, me rreziqe “minimin” e së ardhmes së dy popujve dhe mjedisit.

9. Detyra për të kundërshtuar NATO-n dhe për shkëputjen e vendit tonë prej saj, e cila ka lindur që prej 7 dekadash, sot po bëhet gjithnjë e më aktuale dhe e nevojshme në drejtimin e përmbysjes së barbarisë kapitaliste, e cila dënon popujt në shfrytëzim klasor, padrejtësi shoqërore dhe luftëra imperialiste.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka qenë vazhdimisht për 75 vjet në krye të zhvillimit të lëvizjes anti-NATO – anti-imperialiste – anti-luftë, kundër bazave ushtarake SHBA-NATO dhe lufton për shkëputjen/ç angazhimin e Greqisë nga planet dhe aleancat imperialiste, siç janë NATO dhe BE, me garancinë e fortë të pushtetit punëtor.

Ja pse zgjedhjet e ardhshme europiane munden dhe duhet të jenë një hap për luftën anti-NATO - antiimperialiste, me forcimin e mëtejshëm të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

Forcat e reja popullore të bashkohen me KKE për:

--Mbylljen e bazave ushtarake të SHBA-NATO!

--Të kthehet në atdhe fregata/luftanija greke nga Deti i Kuq, sistemet e raketave grekë "Patriot" nga Arabia Saudite, si dhe të gjitha repartet e Forcave të Armatosura që gjenden në misione imperialiste jashtë atdheut! Asnjë ushtar dhe oficer grek nuk duhet të gjendet në luftën imperialiste në Ukrainë dhe në përgjithësi jashtë kufijve tanë.

- Asnjë pjesëmarrje e Greqisë në planet imperialiste!

-- Shkëputje/ç angazhim nga aleancat imperialiste të NATO-s dhe BE-së, me popullin sovran në vendin tonë!

 

ATHINË 03.04.2024