Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Nuk do të bëhemi skllevërit e shekullin të 21-të! Duam punë dhe jetë me të drejta!

Mijëra grevistë demonstruan në rrugë kundër projektligjit brutal dhe kërkuan 7 orar - 5 ditë - 35 orë punë në javë

Më 14 tetor 2025, ditën që projektligji anti-punëtor që parashikon ditën e punës 13-orëshe po diskutohej dhe votohej në parlament, në Greqi u zhvillua një grevë e re 24-orëshe për të gjithë punëtorët, për herë të dytë brenda 15 ditësh.

 Greva u shpall nga 38 Qendra Punëtore, të cilat janë sindikata në nivel lokal, duke përfshirë edhe qendrat punëtore të qyteteve më të mëdha greke (Athinës, Selanikut, Pireut, Patra, Larisa, Janinë), si dhe 18 federata sektoriale sindikale, duke përfshirë konfederatën më të madhe sektoriale sindikale në Greqi në sektorin privat, atë të ndërtuesve, si dhe federatat e mëdha të punëtorëve në sektorin e prodhimit industrial të Ushqimit dhe Pijeve, sektorin e prodhimit farmaceutik, Industrinë Tekstile, federatën e sindikatave në fabrikat e Industrisë Kimike, Energjisë, Hekurudhave, etj. Konfederata e të Gjitha Sindikatave në Sektorin Publik (ADEDY) gjithashtu vendosi të hynte në grevë, në ndryshim nga shumica në Konfederatën e Sindikatave në Sektorin Privat (GSEE), e cila, në praktikë, mbështeti edhe një herë qeverinë antipopullore dhe punëdhënësit. Kështu, suksesi i madh i grevës ishte një përgjigje jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj udhëheqjes së shitur të GSEE.

Vendet e punës, fabrikat, kantieret e ndërtimit, portet, bankat dhe transporti ishin “të paralizuara”, me mijëra punëtorë që mbushnin rrugët e Athinës dhe qyteteve të tjera në luftën kundër politikës që, për fitimet e grupeve të biznesit, vazhdimisht ngre pengesa në jetën e popullit, duke intensifikuar “fleksibilitetin” dhe shfrytëzimin për klasën punëtore dhe duke shkatërruar të ardhurat me një shtrenjtësi çmimesh të jashtëzakonshme.

Dhimitri Kucubas: Moderne dhe humane nuk është barbaria e shfrytëzimit dhe e luftës – Por është shoqëria e re, Socializmi

Në tubimin e grevës në Athinë mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, i cili pak më vonë, nga foltorja e parlamentit grek, sulmoi ashpër, ashtu si deputetët e tjerë të KKE, projektligjin antipopullor.

Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, duke shprehur shumicën e punëtorëve, të mijëra grevistëve që dhanë përgjigje jashtë parlamentit të Greqisë, e përshkroi si një “imagjinatë të sëmurë” emërimin e këtij projektligji monstruoz si “një projektligj për punë të ndershme” në një kohë që synon t’i shndërrojë njerëzit në zombi të cilët do të jetojnë për të punuar vazhdimisht. Dh. Kucubas nxori në pah aspekte të barbarisë që punëtorët po përjetojnë sot, dhe, duke iu drejtuar anëtarëve të shumicës parlamentare, e pyeti veten: «Çfarë lloj njerëzish jeni ju që mbroni brutalitetin?» Ai iu përgjigj një nga një të gjitha argumenteve të rreme që qeveria riprodhon vazhdimisht, si p.sh. argumentit se janë vetë punëtorët ata që kërkojnë të punojnë nga mëngjesi deri në darkë.

Ai kritikoi ashpër të gjithë ata që i trajtojnë njerëzit si "specie që riciklohen" të cilët do të kenë kohë të lirë as për të kaluar me fëmijët e tyre, për të qenë aktivë, për të marrë pjesë në jetën shoqërore dhe politike.

Ai vuri në dukje se e vetmja e vërtetë që tha qeveria në lidhje me projektligjin është se masakra e të drejtave të punëtorëve dhe popullit është "normalitet" në BE. Një normalitet për të cilin votuan dhe zbatuan edhe partitë e tjera si PASOK-u dhe SYRIZA, tha ai në mënyrë karakteristike. Ju mund të doni ta ktheni njerëzimin dy shekuj prapa, por rrota e Historisë, pavarësisht prapakthimit , gjithmonë ecën përpara, theksoi ai, duke vënë në dukje më pas se fitimi kapitalist nuk është përgjegjës vetëm për dështimin e përmbushjes së nevojave moderne të punëtorëve, intensitetin e shfrytëzimit, por edhe për luftërat dhe gjenocidet.

Në këtë pikë, Dh. Kucubas theksoi faktin se qeveria ka refuzuar gjatë gjithë kësaj kohe të dënojë gjenocidin ndaj popullit Palestinez nga shteti-vrasës i Izraelit, ndërsa tani mbështet «planin Trump» që varros të drejtën e popullit të Palestinës për të pasur atdheun e vet, me shpresën se edhe klasa borgjeze greke do të rrëmbejë diçka nga plaçkitja.

«E drejta gjendet në rrugën e luftës», theksoi ai, «moderne dhe humane nuk është barbaria e sistemit të luftës dhe shfrytëzimit, por është shoqëria e re, Socializmi», tha në fund të fjalës së tij Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE).

 

Athens

 

 

Thessaloniki

Patras

Ioannina

15.10.2025