Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Notë proteste e Grupit Europarlamentar të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për ndalimin e Partisë Komuniste të Ukrainës

 

Grupi europarlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në një letër proteste ndaj Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, F. Mogerini, denoncon vendimin e papranueshëm të qeverisë ukrainase për të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste të Ukrainës. Përmbajtja e letrës është si vijon:

"Gjykata Administrative e Ukrainës vuri në fuqi përfundimisht dje, 17/12/2015, vendimin e qeverisë reaksionare të Ukrainës për të nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste të Ukrainës. Qeveria borgjeze e Ukrainës, e cila u ngjit në këtë pozit me grusht shteti, kishte ngritur një padi në muajn Korrik të vitit 2014, përmes Ministrisë së Drejtësisë, kundër Partisë Komuniste të Ukrainës. Në procesin ''gjyqësor'' që pasoi u shembën ''akuzat'' që kishin për qëllim fajësimin e Partisë Komuniste të Ukrainës. Akuzat ishin kaq të sajuara sa që gjyqtari i çështjes u detyrua të bënte fjalë për çështje me ''motive politike'' dhe të japë dorëheqjen e tij. Dorëheqjen e tij e pasuan dhe dorëheqjet e të gjithë gjyqtarëve të gjykatës, ndërsa qeveria kalojë në ndjekje penale kundër tyre.

Tani qeveria ukrainase duke cituar ligjet e papranueshme të të ashtuquajturës ''ç’komunizimin e vendit'', me të cilin penalizon veprimtarinë e komunistëve dhe përdorimin e simboleve të lëvizjes komuniste ndërkombëtare, të tilla si drapër e çekani dhe yllin e kuq, manipulojë ndalimin e Partisë Komuniste të Ukrainës. Përpiqet me këtë mënyrë që të veshi me mandel ''gjyqësor'' ofensivën e saj antikomuniste, duke i kthyer njëkohësisht kriminelët dhe bashkëpunëtorët e hordhive hitleriane në ''heronj'', duke ofenduar kujtesën e ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe që fituan mbi fashizmin.

Grupi Europarlamentar i KKE  denoncon vendimin e papranueshëm të qeverisë ukrainase që nxjerr jashtë ligjit Partinë Komuniste të Ukrainës. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kërkon të hiqet menjëherë ky vendim. Të ndalojë kriminalizimi dhe përndjekja kundër veprimtarisë, ideologjisë dhe simboleve të komunistëve. Të garantohet funksionimi i lirë dhe veprimtaria e Partisë Komuniste të Ukrainës.

Duhet të theksohet se BE-ja dhe aleatët e saj SHBA-të dhe NATO përkrahin qeverinë reaksionare të Ukrainës dhe forcat nacionaliste fashiste dhe histeria anti-komuniste e qeverisë u takua me miratimin e institucioneve të BE-së, e cila vlerësoi ''progresin'' e saj në ''demokratizimin'' e vendit.

Duke u bazuar në sa më sipër ç’qëndrim mban Përfaqësuesja e Lartë drejt ndalimit të papranueshëm të Partisë Komuniste të Ukrainës dhe kriminalizimin e ideologjisë komuniste, si dhe veprimtarisë së komunistëve nga qeveria e Ukrainës?".

 

 

23.12.2015