Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Një lumë i kuq gjigand demonstrata anti-imperialiste e KKE dhe KNE drejt ambasadës amerikane
Mijëra popull dhe të rinj nderuan 52-vjetorin e kryengritjes së Politeknikut në të gjithë vendin gjatë këtyre tre ditëve, përmes ngjarjeve të larmishme, vendosjes së kurorave, me kompleksin historik të Rrugës Patision në epiqendër të ngjarjeve.
Pjesëmarrja në ekspozitën e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në Universitetin Politeknik ishte e madhe, gjë që përbëri një lidhje e vizitorit me kontekstin e asaj epoke. Pikë fillimi ishte arsyeja pse u vendos diktatura ushtarake, masat ekonomike që junta ndërmori në favor të kapitalit dhe thellimi i marrëdhënieve të saj me SHBA-të dhe NATO-n, në një kohë kur aparati policor dhe ushtarak i shtetit borgjez po ngrihej kundër popullit. Më pas u shpalos aktiviteti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), kushtet me të cilat u thirrën të përballeshin, roli i shtypit ilegal, egërsia e mekanizmave të shtypjes, qëndrimi i palëkundur i komunistëve të burgosur. Ekspozita arriti në vitin 1973, periudhë kjo e rritjes së luftërave punëtore dhe popullore dhe kryengritjes së Politeknikut, duke paraqitur një kronikë të periudhës tre-ditore dhe duke shpallur se «Flaka e Nëntorit është përgjithmonë e gjallë - Organizim dhe luftë për përmbysje - Arsim, punë, paqe, liri».
Më 17 Nëntor në rrugët e Athinës dhe në dhjetëra qytete të tjera të Greqisë, mijëra popull dhe të rinj morën pjesë në demonstratat anti-imperialiste.
Në Athinë, një lumë i kuq gjigand ishte tubimit anti-imperialist i KKE dhe KNE q[ përmbyti rrugët dhe dërgoi mesazhin se «flaka e Nëntorit» do të jetë përgjithmonë e gjallë, se organizimi dhe lufta për përmbysjen e diktaturës së kapitalit do të forcohet.
Blloqet militante të KKE dhe KNE që mbërritën në ambasadën amerikane në Athinë dërguan një mesazh të qartë dhe një ftesë për të luftuar në mënyrë që lufta kundër luftës imperialiste dhe përfshirja e vendit tonë të forcohet, në mënyrë që populli, të rinjtë dhe rekrutët ushtarak të mos pranojnë asnjë sakrificë për interesat e kapitalistëve.
Në demonstratë ishin të “pranishëm” një delegacion i madh i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror, Dhimitri Kucubas, i cili në një deklaratë për mediat deklaroi: «Përvoja historike mëson se rrota e Historisë ecën përpara vetëm kur një popull i organizuar dhe i vendosur del në ballë. Mesazhet e Politeknikut janë koherente. Mesazhet «Bukë, Arsim, Liri», «Jashtë SHBA-të - Jashtë NATO», për shkëputje nga aleancat imperialiste, nga luftërat dhe ndërhyrjet e tyre janë të vlefshme derisa të vijnë vërtet "ditët e dritës"».
Slogani «Ushtarët janë fëmijë të popullit, jashtë kufijve nuk kanë punë» u dëgjua me zë të lartë nga mijëra gojë me duartrokitje të ngrohta që shoqëruan ushtarët e rinj që edhe këtë vit ishin "të pranishëm" në marshimin e Universitetit Politeknik, ndërsa pas tyre ishin banderolat e Federatës Panhelenike të Pensionistëve Ushtarakë dhe Unionit Panhelenik i Trupit Zjarrfikës.
Mijëra popull dhe të rinj të Athinës që demonstruan me flamujt e kuq me drapër e çekan i dërguan edhe një mesazh tjetër SHBA-ve, ambasadores së tyre të re në Greqi. Jashtë ambasadës amerikane, nën tingujt e marshit «Bandiera Rossa», një banderolë gjigante u shpalos nga Organizata e ΚΚΕ në Atikës me sloganin «Komunizmi është rinia e botës, liria dhe bukuria e botës», duke i dhënë një përgjigje të qartë «javës antikomuniste» të qeverisë amerikane.








18.11.2025







