Lidhje me faqet e vjetra të PKG
NË BLLOKADAT E FERMERËVE SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I K.Q TË KKE, DHIMITRI KUCUBAS

Një pritje të ngrohtë iu bë nga fermerët dhe blegtorët e varfër në bllokadat e Greqisë Qendrore dhe të Thesalisë, të cilat Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas i vizitoi më 5.02.2025.
Gjatë takimit, fermerët e njoftuan atë për kërkesat e luftës së tyre dhe problemet e veçanta me të cilat ata përballen.
Dhimitri Kucubas, pasi foli me fermerët, iu referua kërkesave të tyre të drejta. Ai vuri në dukje se «Fermeri grek nuk mund të prodhojë më, nuk mund të kultivojë tokën e tij. Kostoja e prodhimit të produkteve është e madhe, ndërsa çmimet e shitjes nuk janë aspak të garantuara. Dhe sigurisht, industrialistët, tregtarët e mëdhenj, duke përfituar i marrin dhe i japin në super-markete dhe më pas i paguajnë familjet popullore, kur këto produkte dalin në shitje». Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) iu referua Politikës së Përbashkët Bujqësore(PPB) të BE-së, e cila përkeqëson problemet e fermerëve që mundohen të mbijetojnë, duke theksuar se «PPB-ja e BE-së ka çuar në një situatë të papranueshme, në një tkurrje të prodhimit bujqësor, në zhdukjen e fshatit. Çdo vit situata në këtë sektor po përkeqësohet».
Ai theksoi se KKE i mbështet kërkesat e tyre dhe tashmë ka paraqitur një Pyetje në Parlament. «Do të bëjmë gjithçka që kalon nga dora jonë, por kryesorja është në rrugët e luftës!», theksoi ai. Ai u bëri thirrje fermerëve të ruajnë unitetin e tyre, të organizojnë aleancën e tyre sociale me punëtorët, me të vetëpunësuarit, studentët, nxënësit etj., kundër sistemit kapitalist, qeverive që i shërbejnë kësaj strategjie, partive që votojnë në Parlamentin Grek dhe atë Europian një sërë ligjesh antipopullore apo që kanë qeverisur._
06.02.2025