Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Aktivitet Ndërkombëtar i KKE për 108-vjetorin e Revolucionit të Tetorit

Komunikat e Përbashkët për 108-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit

«Partitë Komuniste dhe Punëtore, të cilat nënshkruajnë këtë Komunikatë të Përbashkët, duam që edhe me këtë mënyrë të nderojnë Revolucionin e Tetorit, i cili ndriçoi fuqinë e luftës revolucionare klasore, fuqinë e të shfrytëzuarve dhe të shtypurve, kur ata dalin me vrull në skenë dhe rrotullojnë përpara rrotën e Historisë, në drejtim të çlirimit social, të një Revolucioni që ishte i lidhur në mënyrë të pa shkëputur me revolucionarin dhe teoricienin e madh të socializmit shkencor, Vladimir Iliç Leninin.

Ne dënojmë gjenocidin e popullit të palestinës dhe pushtimin  kohëgjatë të territoreve palestineze nga shteti i Izraelit. Ne dënojmë luftën imperialiste në Ukrainë që po zhvillohet për më shumë se 3 vjet dhe po masakron popujt e Ukrainës dhe Rusisë.

Jemi vigjilentë! Popujt janë përballë natyrës agresive të imperializmit dhe intensifikimit të antagonizmave imperialiste, po forcohen luftërat tregtare-ekonomike, militarizimi i ekonomive kapitaliste, rreziqet e përgjithësimit të luftës po shumohen. Një krizë e re ekonomike kapitaliste po afrohet, barrën e së cilës do ta paguajnë përsëri punëtorët.

Në këto kushte, theksohet rëndësia e madhe e Revolucionit Socialist të Tetorit, i cili vërtetoi se kapitalizmi nuk është i pamposhtur, se ne mund të ndërtojmë një organizim superior të ekonomisë dhe shoqërisë, pa shfrytëzimin e njeriut nga njeriu dhe barbarinë e luftërave imperialiste.

Flaka e Tetorit përshpejtoi dhe çoi në krijimin e një sërë Partish Komuniste, Partive revolucionare punëtore të një Tipi të Ri, pasi në praktikë doli në pah roli i pazëvendësueshëm i avangardës politike revolucionare, Partisë Komuniste. E tillë ishte Partia Bolshevike, e cila hyri në ballë të luftës së klasave të proletariatit dhe shtresave të tjera të shtypura popullore të Rusisë, e cila u nda vendosmërisht nga oportunizmi dhe apostazia e partive të vjetra socialdemokrate.

Partia e Leninit, në varësi të rrethanave, përdori të gjitha format e luftës, nuk i’u nënshtrua ndalimeve dhe persekutimeve, nuk humbi pavarësinë e saj ideologjike dhe politike dhe kështu e çoi klasën punëtore të Rusisë drejt fitores, me përmbysjen e klasave shfrytëzuese dhe vendosjen e diktaturës së proletariatit, qeverinë e punëtorëve dhe bujqëve, në shërbim të interesave të shumicës, të shfrytëzuarve dhe të shtypurve. Njëkohësisht, e gjithë rrjedha historike konfirmoi rolin e Partisë Komuniste si një faktor udhëheqës jo vetëm të revolucionit socialist, por edhe të gjithë luftës për formimin, forcimin dhe fitoren përfundimtare të shoqërisë së re, komuniste.

Sa më sipër kanë ende një rëndësi të madhe sot, pasi shohim një sërë regjimesh borgjeze që ndalojnë Partitë Komuniste, vendosin pengesa në aktivitetet e tyre dhe madje formojnë Parti Komuniste të rreme. Veprimet e tyre antikomuniste do të dështojnë!

Sot, ndërsa konfrontimi ushtarak në Ukrainë intensifikohet dhe lufta SHBA-Kinë për supremaci në sistemin kapitalist global po acarohet, nuk harrojmë se situata revolucionare që çoi në Revolucionin e Tetorit lindi në terenin e vuajtjeve që lufta imperialiste kishte grumbulluar mbi kurizin e shtresave popullore, të tronditjes së pushtetit të klasës borgjeze, e cila nuk i lejonte më ata të "sipërmit" të sundonin si më parë, si dhe falë punës politike dhe organizative të bolshevikëve para dhe gjatë luftës në radhët e klasës punëtore dhe ushtarëve kundër luftës imperialist dhe sistemit që e lind.  Qëndrimi i bolshevikëve ishte në kontrast me forcat e oportunizmit, të cilat ndërkohë e identifikonin imperializmin vetëm me politikën e jashtme agresive ose vetëm me disa shtete të fuqishme kapitaliste, duke zgjedhur njërën anë ose tjetrën në kasaphanë imperialiste. Nuk është e rastësishme që dekreti i parë i Pushtetit Sovjetik ishte ai për Paqen dhe daljen e Rusisë Sovjetike nga lufta imperialiste.

Revolucioni i Madh Socialist i Tetorit çoi në shtetin e parë socialist në botë, i cili për herë të parë vendosi pushtetin e punëtorëve në bazë të institucioneve të reja revolucionare, siç ishin sovjetët, tregoi funksionimin ekonomik të shoqërisë mbi një bazë të re, në bazë të përmbushjes së nevojave bashkëkohore popullore, të zhvillimit të gjithanshëm të lirë të së gjithë njerëzve dhe jo për zhvillimin e fitimeve të një pakice.

Bashkimi i Republikave Socialiste Sovietike (BRSS), shteti i parë socialist në botë, duke zbatuar shoqërizimin e mjeteve të prodhimit, planifikimin qendror dhe kontrollin punëtor, nxori në pah arritje të reja e të papara më parë ekonomike, sociale, politike dhe kulturore për klasën punëtore dhe shtresat më të gjera të punonjësve, të cilat ushtruan influencë të madhe në zhvillimet progresive në të gjithë planetin tonë.

Ishte BRSS, Ushtria e Kuqe dhe populli, lëvizjet partizane të udhëhequra nga komunistët, që mposhtën fashizmin, i cili lindi nga kapitalizmi. Ne përkujtuam këtë vit 80-vjetorin e kësaj Fitoreje, duke hedhur poshtë synimet e forcave borgjeze, të cilat luftonin dhe po luftojnë kundër socializmit, për ta shfrytëzuar këtë fitore.

BRSS ishte një mbështetje për popujt në luftën për socializëm dhe paqe, duke theksuar se këto janë të ndërlidhura. Asnjë «botë multi-polare», asnjë «arkitekturë globale» e re nuk mund të sigurojë paqe dhe siguri popujve, pavarësisht deklaratave përkatëse të forcave borgjeze, të cilat riprodhohen edhe nga oportunistët, nuk mund ta sigurojnë paqen. Zgjidhja gjendet në forcimin e luftës klasore për ç angazhim nga unionet imperialiste, siç është NATO, BE-ja dhe të tjera, kundër luftës imperialiste dhe “mitrës” që e lind atë, sistemit kapitalist.

Kundërrevolucioni dhe restaurimi kapitalist nuk mund t’i fshehin fitoret e socializmit. Katastrofat  dhe padrejtësitë që po përjetojmë, problemet dhe vuajtjet akute të klasës punëtore, të vetëpunësuarve në qytet, fshatarësisë dhe në përgjithësi të së gjithë popujve nga shfrytëzimi dhe shtypja kapitaliste, theksojnë domosdoshmërinë dhe aktualitetin e socializmit sot në të gjithë botën.

Ne, Partitë Komuniste dhe Punëtore denoncojmë te punëtorët, te rinia dhe te popujt në tërësi "valën" e heshtjes dhe shtrembërimit reaksionar dhe antikomunist, që forcat politike që u shërbejnë interesave të kapitalit kanë lëshuar në të gjithë botën kundër Revolucionit të Tetorit, BRSS-së dhe V. I. Leninit. Denoncojmë veçanërisht përpjekjen për të demonizuar Revolucionin e Tetorit dhe Leninin nga klasat borgjeze të Ukrainës, Rusisë dhe shteteve të tjera, që erdhën nga shpërbërja e BRSS-së.

Po luftojmë për vazhdimin e punës që filloi Tetori i 1917-tës, dhe zotohemi të vazhdojmë të mbrojmë trashëgiminë e tij, ta përhapim atë, të mësojmë si nga arritjet ashtu edhe nga dobësitë dhe devijimet që lindën në procesin historik, dhe u bëjmë thirrje punëtorëve dhe popujve të frymëzohen nga vrulli revolucionar i Tetorit dhe të mësojnë prej tij.»

 

Partitë që nënshkruajnë Komunikatën e Përbashkët

 

  1. Algerian Party for Democracy and Socialism (PADS)
  2. Argentinian Communist Party
  3. Party of Labour of Austria
  4. Democratic Progressive Tribune-Bahrain
  5. Communist Party of Bangladesh
  6. Socialist Workers' Party of Croatia
  7. Communist Party of Denmark
  8. Communist Workers' Party - for Peace and Socialism (Finland)
  9. Communist Revolutionary Party of France
  10. Revolutionary Party - Communists (France)
  11. Communist Party (Germany)
  12. Communist Party of Greece
  13. Workers Party of Ireland
  14. Communist Front (Italy)
  15. Socialist Movement of Kazakhstan
  16. Communist Party of Mexico
  17. New Communist Party of the Netherlands
  18. Communist Party of Pakistan
  19. Palestinian Communist Party
  20. Paraguayan Communist Party
  21. Organisation of Communists (Russia)
  22. Communist Party of the Workers of Spain
  23. Communist Party of Sweden
  24. Swiss Communist Party
  25. Syrian Communist Party
  26. Communist Party of Turkey
  27. Union of Communists of Ukraine
  28. Communist Workers’ Platform USA
  29. Communist Party of Venezuela

 

Komunikata është miratuar në kuadrin e Aktivitetit Ndërkombëtar për Revolucionin e Tetorit, të organizuar më dt. 22-23/11/2025 nga Partia Komuniste e Greqisë (KKE) në Athinë dhe është e hapur për nënshkrim edhe nga Parti Komuniste të tjera