Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Kërkojnë të “lajnë” mëkatet me flamurin e kuq

9 Maji po afron dhe klasa borgjeze e Rusisë për të shumtën herë nxjerr flamujt e kuq nga "sënduku" për të përfituar nga ndjenjat antifashiste dhe pro-sovietike të popullit rus. Në zonat e pushtuara nga ushtria ruse në Ukrainë, ngrihet flamuri i kuq i Fitores, flamuri i njësisë së Ushtrisë së Kuqe që pushtoi Rajhstagun në Maj të vitit 1945. Partia Komuniste e Federatës së Rusisë (PKFR) shkoi dhe një hap më tej. Ajo prezantoi një projektligj ku kërkon që flamuri i kuq të zëvendësojë flamurin aktual trengjyrësh të Rusisë, flamurin e carëve dhe tradhtarit Vlasof, një bashkëpunëtor i nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Por, edhe nëse ky projektligj, që është i vështirë të miratohet, fabrikat, minierat, bankat, burimet energjetike do të pushojnë së qenuri në pronësi të atyre “gjakpirësve” që jetojnë në pallate, në resortet turistike e në jahte?

A do të pushojë populli rus të paguajë për shëndetin dhe arsimin, për nevojat e tjera sociale që tashmë përbëjnë mall në shitje?

A do të pushojë Rusia kapitaliste së qenuri e 5-ta në botë në numrin e miliarderëve dhe a do të përmbyset diferenca mes të pasurve dhe të varfërve në të cilën ajo (Rusia) është shteti me pozitën më të keqe në gjithë botën?

Do të bëhen mjetet e prodhimit pronë popullore pa paraprirë revolucioni socialist?

A do të pushojë së qenuri imperialiste lufta në Ukrainë, e zhvilluar për interesat e monopoleve? Për lëndët e para, për mbështetje gjeopolitike dhe pjesët e tregut dhe a do të pushojë së qenuri e padrejtë dhe kriminale nga të dyja anët?

Do të mundeshim të vazhdonim të bënim edhe pyetje të tjera retorike si këto, për të cilat përgjigja është JO.

Ja pse ky propozim i PKFR-së (Partisë Komuniste të Federatës së Rusisë) është thjesht një  “kazan për larjen e mëkateve” të klasës borgjeze ruse, për krimet që klasa borgjeze bën çdo ditë ndaj punëtorisë, ndaj shtresave të tjera popullore. Sot ky “kazan i larjes së mëkateve” del një herë në vit, më 9 Maj. Ndërsa me projektligjin e propozuar nga PKFR-ja, nëse miratohet, do të qarkullojë për 365 ditë në vit.

Tridhjetë vjet pas përmbysjes së socializmit, mijëra ton baltë u derdhën kundër tij edhe në Rusi, por rrezatimi i tij nuk zbehet. Kjo është arsyeja pse po tentohet ta shfrytëzojnë...

 

U botua në komentet e gazetës "RIZOSPASTI" - Organi i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) më 23.04.2022