Lidhje me faqet e vjetra të PKG
KKE "hal në sytë" e socialdemokracisë
Nuk është sekrete se linja politike që ka zgjedhur KKE (Partia Komuniste e Greqisë), shqetëson në mënyrë të veçantë forcat e socialdemokracisë, si të "rejat" ashtu dhe ato forca të "vjetërat", por edhe "bashkëudhëtarët e majtë" të tyre.
Kjo dëshmohet për të shumtin herë në artikullin e revistës turke «Özgürlük Dunyasi», i cili u shkrua në orët kur KKE po jepte beteja shumë të rëndësishme politike me iluzionet e socialdemokracisë së re, të SYRIZA-s, dhe me titullin "Reformizmi social modern dhe KKE". Madje, ky artikull u përkthye edhe në anglisht dhe qarkullon në internet.
Në këtë artikull ka një numër të madh shpifjesh kundër KKE, për "sektarizëm" dhe "fetishism partiak", ku synohet të mbështet me referenca të pabaza, ndaj politikës së aleancave të Partisë sonë, për të cilën artikulli i shtrembëron, si dhe qëndrimin e tij ndaj socialdemokracisë së re (partia SYRIZA), dhe qëndrimin tonë parimor, mbi karakterin socialist të revolucionit në Greqi dhe më specifikisht dorëheqja e Partisë sonë nga perceptimi që për shumë dekada vuan lëvizja komuniste ndërkombëtare, mbi "shkallat drejt socializmit".
Për politikën e aleancave
Në lidhje me çështjen e parë, të politikës së aleancave të Partisë sonë, në këtë artikull ekzistojnë vlerësime të pabaza që mbështesin, se gjoja KKE identifikohet me PAME-n (Frontin Militant Mbarpunëtor) dhe bashkësi të tjera popullore. Se na qënka e njëjta gjë. Bëhet fjalë për një akuzë të njohur nga ne, që lëshohet si nga forcat e socialdemokracisë (të vjetëra dhe të reja), ashtu si dhe nga grupe e tjera të vogla majtiste, me synim që të kufizojnë dinamikën, që vazhdimisht fitojnë këto bashkime sociale dhe aleanca e tyre.
Megjithatë, një kërkim i thjesht, por i besueshëm, do ti tregonte autorëve të këtij artikulli se në sindikatat, që bashkohen me PAME-n, ekziston një numër shumëfish më i lartë i punëtorëve të regjistruar, se numri i përgjithshëm i votave, që mori KKE në zgjedhje. Në demonstratat e organizuara nga PAME, marin pjesë qindra shoqata në të cilat komunistët nuk e janë shumica në këshillet drejtuese. Nëse p.sh. shkrimtari i artikullullit vizitonte demostratat e fshatarëve, barikadat bujqësore nëpër rrugë, në të cilat është protagonist Bashkimi i Fermerëve të varfër, me inicialet PASY, do të shikonin se shumica e fshatarëve që militojnë kundër politikës antipopullore dhe BE-së, nuk janë komunistë apo votues të KKE.
Në mënyrë informative ju transmetojmë se propozimi i fundit i PAME (frontit Militant Mbarpuntor) për demostratë në 22 Tetor, në të gjithë Greqinë, dhe grevë mbarëkombëtare më 12 Nëntor kundër politikës antipopullore të qeverisë SYRIZA – ANEL dhe BE-së, u mbështet nga mbi 600 sindikata dhe organe të tjera të lëvizjes masive.
Pra, akuza, që i thuhet Partis Komuniste të Greqisë (KKE), se bën "unitet organizativ me veten e saj", përbën kok e këmbë shpifje.
KKE kurrë nuk e ka fshehur mbështetjen e saj të plotë ndaj këtyre bashkimeve sociale popullore që luftojnë me orientim antimonopolist - antikapitalist. Nuk e fshehu kurrë se mbështet aleancën sociale të klasës punëtore, me shtresat e varfra dhe të mesme të qytetit dhe fshatit, kundër monopoleve dhe kapitalizmit. Ne besojmë se një aleancë e tillë sociale mund të përleshet me masat antipopullore, për të kërkuar rivendosjen e të ardhurave të punëtorëve, që janë tkurrur për shkak të krizës kapitaliste dhe masave për forcimin e përfitimit të kapitalit. Njëkohësisht një aleancë e tillë, sipas vlerësimit tonë, mund të hapë rrugën e përmbysje sociale dhe sfidimit me sistemin kapitalist dhe bashkësitë imperialiste si NATO dhe BE.
Sigurisht, që ne e dimë se kjo politikë e aleancave, e cila nuk ka lidhje me "aleanca të majta", "aleanca anti-liberale" dhe politika të tjera aleancash, të cilat fokusohen në grupimin e forcave politike, dhe jo në ato shoqërore, "e hidhërojnë" socialdemokracinë. Gjithashtu "hidhërohen" edhe ato forca të majta të vogla politike në vendin tonë, të tilla si NAR dhe ANTARSYA, që sot ndjekin një program socialdemokrat dhe janë bërë "bishti" politik i SYRIZA socialdemokrat. Megjithatë, kur ky "hidhërim" e kalon kufirin grek dhe bëhet artikull në Turqi dhe qarkullohet dhe në anglisht, përbën akt çorientues për punëtorët në gjithë botën, që nuk i kanë burimet dhe të dhënat për të dalluar se ku ndalon realiteti dhe ku fillon shpifja.
Për qëndrimin ndaj socialdemokracisë
Në këtë artikull i rekomandohet partis sonë “që të krijoi një platformë ku do të përfshijë kërkesa të menjëherëshme dhe urgjente të punëtorëve dhe publikut dhe të marrë pjesë në një koalicion të gjerë me SYRIZA dhe grupe të tjera progresive përmes kësaj platforme, me parakusht pranimin e këtyre kërkesave" , dhe njëkohësisht vlerësojnë se" sigurisht që do të ishte e gabuar pjesëmarrja e KKE në një qeveri me SYRIZA-n".
Me fjalë të tjera ata na propozojnë që KKE të kthehet, nga një parti që lufton për përmbysjen e barbarizmit kapitalist, në një parti që do të mbështesi qeverinë e "majtë" SYRIZA, me partinë nacionaliste ANEL, pa marrë pjesë ajo vetë në atë. Na i propozojnë këto në kushtet ku mjetet e prodhimit në Greqi, domethënë "çelësat" e ekonomisë, do të vazhdojnë të jenë në duart e kapitalistëve, dhe vendi ynë do të mbetet i bllokuar brenda organizmave imperialiste të NATO-s, që promovon luftërat imperialiste edhe në BE, e cila ndër të tjera përcakton se cilat shtete anëtare do të zbatojnë masa përforcuese për kapitalin, duke ngushtuar të drejtat punëtore – popullore dhe madje duke specifikuar se çfarë dhe si do të prodhojë ky vend, dhe me ç’mënyrë.
Por një politikë e tillë e "e mbështetjes me kritikë" të qeverive borgjeze të socialdemokracisë, d.m.th të qeverive që lëvizin në "shinat" e një politik-ekonomie të shoqërisë kapitaliste, asnjëherë dhe askund nuk të çon në rezultate pozitive për punëtorët. Përkundrazi! Kjo çoi në zhgënjim të madh të masave punonjëse, në neveri nga politika, në rritjen e forcave ekstreme të krahut të djathtë dhe fashiste. Në vendin tonë, këto forca po forcohen, ndër të tjera, jo me përgjegjësinë e KKE, siç na akuzon artikulli i pabazuar, sepse nuk e ndjekim linjën politike që sygjeron, por për shkak të politikave të partive borgjeze, dhe sidomos të socialdemokracisë. Para së gjithash të PASOK-ut, e cila pa fat dhe në prag të shpërthimit të krizës kapitalist zhgënjeu shpresat e shtresave popullore, duke premtuar një menaxhim më të mirë, më "njerëzor" të krizës kapitaliste. Një zhgënjim të ngjashëm kemi edhe nga qeveria e re e socialdemokracisë, SYRIZA, e cila premtonte para zgjedhjeve (utopiken) të "çojë njeriun mbi fitimet", por në fund zbatojë masa të reja dhe të vjetra antipopullore, duke e kthyer, edhe një herë, "njeriun" në "lëndë djegëse" për fitimet e kapitalit.
Në këto kushte roli "edukues" i KKE (Partisë Komuniste të Greqisë) nuk konsiston në mbështetjen e iluzioneve, që i kultivon socialdemokracia popullit, siç na rekomandon artikulli juaj, por në luftën që të mos kalojnë si këto iluzione, ashtu dhe masat antipopullore, të promovuara nga qeveria e së "majtës".
Përmes kësaj lufte, me krijimin e një aleance të madhe shoqërore popullore, e cila do të luftojnë kundër masave të reja antipopullore dhe do të ketë busull të patundur luftën kundër monopoleve dhe kapitalizmit, do të edukohet populli, do të ndryshojë korrelacioni negativ i forcave, do të forcohet organizimi, militarizmi, fryma militante e klasës punëtore dhe e shtresave të tjera popullore, kundër servilizmit dhe fatalizmit, nënshtrimit të popullit në menaxhorët e vjetër dhe të rinj të barbarisë kapitaliste.
Për këtë kurs është e nevojëshme një KKE fortë kudo, dhe jo për arsye...... "fetishismi" partiak, që na akuzon artikulli.
Për shkallët
Megjithatë, duhet të theksojmë, se strategjia e mësipërme, që na propozon ky artikull, nuk është diçka "e re". Kjo politikë e aleancash kur më të ngushtë e kur më të lirshme me socialdemokracinë, e kanë ndjekur dhe ende po e ndjekin shumë Parti Komuniste dhe Punëtore në botë. Më parë, dhe sidomos pas Kongresit të 20-të të PKBS-së, kjo politikë dominojë në lëvizjen komuniste, u konfirmua ideologjikisht me "rrugën paqësore" për në socializëm, me kalim të "shumë llojshëm", me "rrugën parlamentare", etj. Shpesh kjo logjikë e ndante socialdemokracinë në "të djathtë" (të keqen) dhe në "të majtë" (të mirën), si dhe klasën borgjeze në "mercenarë të shitur te të huajt" dhe në atë "patriotike – kombëtare". Me socialdemokracinë "e mirë" dhe klasën borgjeze "të mirë" synonin aleanca, menaxhimin e kapitalizmit si një "fazë të parë" të një procesi unik revolucionar.
Paradoksale është se ndërsa ky artikull kritikon Kongresin e 20-të PKBS-së, në të njëjtën kohë mbron këtë logjikë të tij, e cila mbizotërojë atëherë në PKBS dhe u zgjerua në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, me pasoja të dhimbshme për lëvizjen revolucionare.
KKE, ka studiuar përvojën historike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Siç, ndoshta e dini, KKE u gdhënd me lidhje historike gjaku me klasës punëtore dhe fshatarësinë e varfër të Greqisë që nga momenti i parë i themelimit të saj. Me luftën e armatosur kundër pushtimit të huaj u përplas dy herë me pushtetin borgjez. Partia jonë duke studiuar përvojën e saj pothuajse 100 vjeçare, si dhe përvojën e lëvizjes komuniste ndërkombëtare, arriti në përfundimin se kjo strategji e shkallëve të ndërmjetme, jo vetëm që nuk ka çuar askund në përbysje revolucionare (diçka që është i qartë dhe i njohur kudo), por përbën një frenim në formimin e strategjisë revolucionare. Që nga viti 1996 Partia jonë ka hequr dorë nga logjika e shkallëve, madje më herët kishte formuar qartë front ideologjik-politik të patundur me socialdemokracinë, e cila përbën shtyllë e sistemit politik borgjez.
Partia jonë e ka përcaktuar strategjinë e saj, e cila nuk përcaktohet çdo herë nga korrelacioni i forcave, por, nga fakti se si janë formuar kushtet materiale për kalimin në një lloj më të lartë të shoqërisë, pa shfrytëzim klasor dhe luftëra imperialiste. Partia lufton, në mënyrë që klasa punëtore të fitojë vetëdije të misionit historik të saj, për likujdimin e shfrytëzimit të saj dhe si pasojë të çdo shfrytëzimi dhe shtypjes klasore, diçka që do të anulohej përmes procesit të shkallëve dhe të formave të ndërmjetshme pushtetore, në terrenin e kapitalizmit.
Në këtë drejtim Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është Partia e vetme sot që i zbulon popullit që përball tij ka një strategji unike në favor të kapitalit dhe jo thjesht një qeveri "të keqe" apo një politik të imponuar nga mbizotëruesit apo kolonializatorët, si pasojë e negociatave apo të trajtimit të paguximshëm nga ana e qeverisë, siç mbështesin forcat e tjera politike.
KKE i zbulon popullit natyrën dhe shkakun e vërtetë të krizës kapitaliste.I vërteton se zgjidhja e propozuar nga partitë politike borgjeze (të djathta dhe socialdemokrate) është menaxhim në favor të kapitalit.
KKE i tregon popullit rrugën e vetme që i përgjigjet interesave të veta dhe jo të plutokracisë: Pushtetin popullor, rrugën tjetër të zhvillimit që do ti shërbejë vetëm nevojave të tij. Pozicionet e Partisë dhe rrugzgjidhja që ajo propozon po fiton terren në vetëdijen popullore, duke i vënë pengesa planeve të borgjezëve që kërkojnë të promovojnë pa penges politika antipopullore. E ndezin procesin e emancipimit nga politika borgjeze në vetëdijen popullore, përbëjnë pol për bashkim popullor kundër politikës antipopullore.
KKE po lufton që të kuptojë populli nevojën që me luftën e tij të hapi rrugën drejt pushtetit dhe ekonomisë popullore. Jemi protagonist në organizimin e betejave popullore, me forma dhe kërkesa militante që i përgjigjen nevojave bashkëkohore të familjeve popullore. Shpartallon ideologjitë e borgjezisë, që thon se populli është bashkfajtor për krizën, për borxhet kapitaliste dhe deficitet, dhe kështu që është ai duhet ti paguaj.
Ky aktivitet politik i KKE në vendet e punës, nëpër lagje, vendet e arsimit, karakterizohet nga përpjekja e organizimit dhe zhvillimit të luftës, për takimin e klasës punëtore me shtresat e tjera të varfëra popullore, me fermerët e vegjël dhe të mesëm, me të vetë-punësuarit, me gratë dhe rininë, për shprehjen unike të luftës së tyre dhe kërkesave të tyre, që të themelohet një aleancë e fuqishme popullore. Kjo aleancë është një parakusht i domosdoshëm, që të ketë rezultat fitimtar lufta, për përmbysjen e pushtetit të monopoleve, dhe ndërtimin e socializmit-komunizmit.
Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
21.12.2015