Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

KKE: Njoftim mbi negociatat në lidhje me luftën në Ukrainë

Në njoftimin e saj, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në lidhje me negociatat në lidhje me luftën në Ukrainë, vëren:

«Pazaret e transmetuara drejtpërdrejtë midis përgjegjësve të masakrës së luftës në Ukrainë nuk paralajmërojnë asgjë pozitive për popujt, as nuk kanë në përqendrimin e tyre "paqen" dhe "fundin e gjakderdhjes", siç paraqitet në mënyrë provokuese, por ndarjen e territoreve, "garancitë e sigurisë" -domethënë, se si do të zgjidhen marrëdhëniet politiko-ushtarake midis forcave të NATO-s dhe Rusisë në territoret ukrainase- bizneset e grupeve të mëdha monopoliste dhe paketat e armatimeve.

Dy kampet, që supozohej se i ishin të ndara nga "hendeku i madh i vlerave", "liberalët" dhe "autoritarët", "ana e mirë" dhe "ana e gabuar e Historisë", sot janë ulur në të njëjtat tavolina dhe vizatojnë harta dhe kufij me gjakun e popujve, duke ndarë qytetet, fshatrat dhe shtëpitë e tyre, pasurinë e tyre natyrore dhe "byrekun" e rindërtimit të Ukrainës të shkatërruar nga lufta tyre.

Cilado zhvillime specifike që mund të ketë në ditët e ardhshme, çfarëdo kompromis që mund të arrihet, ai do të jetë i brishtë dhe nuk do ta ndryshojë drejtimin e përgjithshëm të zhvillimeve, të cilat po shkojnë drejt përshkallëzimit, pasi shkaqet e antagonizmave të mëdha, në kushte konflikti për supremaci globale, do të mbeten të paprekura.

Përballë sa më sipër, populli ynë nuk ka interes të mbetet në rolin e "spektatorit" në teatrin e neveritshëm që luajnë skifterët e luftës, kur në të njëjtën kohë në frontet e luftës vazhdojnë të vriten njerëz çdo ditë. Tani është e nevojshme të forcohet ndërhyrja popullore, lufta për t'i dhënë fund përfshirjes të shumanshme të Greqisë në luftën imperialiste, që të mos ekzistojë as mendimi për dërgim të trupave ushtarake në Ukrainë në kuadër të së ashtuquajturave garanci sigurie me "vulën" e NATO-s dhe BE-së, të ndalohet dërgimi i vazhdueshëm i ndihmës ushtarake për regjimin e Zelenski-t, të shprehet më me vendosmëri solidariteti me popujt që vuajnë nga tragjeditë e luftërave imperialiste dhe në të njëjtën kohë të forcohet lufta kundër shkaqeve që i shkaktojnë ato».

 

20.08.2025