Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E PARTIVE KOMUNISTE DHE PUNËTORE

Jo luftës imperialiste në Ukrainë!

Me iniciativën e Partisë Komuniste të Greqisë , Partisë Komuniste të Punonjësve të Spanjës, Partisë Komuniste të Meksikës dhe Partia Komuniste të Turqisë, Partitë Komuniste dhe Punëtore nga një sërë shtetesh nxorën një Deklaratë të Përbashkët kundër luftës imperialiste në Ukrainë. Në mënyrë të detajuar, teksti i kësaj deklarate është si më poshtë:

«Jo luftës imperialiste në Ukrainë!

Lypet një luftë autonome kundër monopoleve, klasave borgjeze, për përmbysjen e kapitalizmit, forcimin e luftës së klasave kundër luftës imperialiste, për socializmin!

1. Partitë Komuniste dhe Punëtore që nënshkruajmë këtë Deklaratë të Përbashkët jemi kundër konfliktit imperialist në Ukrainë, i cili vjen si pasojë i situatës tragjike që është krijuar për popujt që nga përmbysja e socializmit dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Të ekspozuar mbeten si forcat borgjeze ashtu edhe ato oportuniste, të cilat për vite me radhë luftonin BRSS-në dhe së fundmi festuan dhe 30 vjetorin e shpërbërjes së tij, duke heshtur faktin se restaurimi i kapitalizmit nënkuptonte shkatërrimin e arritjeve historike punëtore dhe popullore dhe risollën popujt e BRSS në epokën e shfrytëzimit klasor dhe të luftërave imperialiste.

2. Zhvillimet në Ukrainë, që kryhen në terrenin e kapitalizmit monopol, lidhen me planet e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, me ndërhyrjet e tyre në rajon, në kuadrin e konkurrencës së ashpër të këtyre fuqive me Rusinë kapitaliste, për kontrollin e tregjeve, të lëndëve të para dhe rrjetet e transportit të vendit. Këto aspirata fshihen nga fuqitë imperialiste që janë në konflikt, duke treguar secila palë pretekste të ndryshme, si "mbrojtja e demokracisë", "vetëmbrojtja", e drejta për të "zgjedhur aleanca", respektimi i parimeve të OKB-së ose OSBE-së, ose gjoja të "antifashizmit”, duke e shkëputur qëllimisht fashizmin nga sistemi kapitalist që e lind dhe e shfrytëzon atë.

3. Dënojmë veprimtarinë e forcave fashiste dhe nacionaliste në Ukrainë, antikomunizmin dhe persekutimin e komunistëve, diskriminimin ndaj popullatës rusofolëse, sulmet e armatosura të qeverisë ukrainase kundër popullit në Donbas-it. Denoncojmë faktin se fuqitë euroatlantike kanë përdorur forcat politike reaksionare të Ukrainës, madje edhe formacionet fashiste për të realizuar planet e tyre. Në të njëjtën kohë, e papranueshme është edhe retorika antikomuniste kundër Leninit, bolshevikëve dhe Bashkimit Sovjetik, që udhëheqja ruse përdor për të justifikuar planet e veta strategjike në rajon. Por, asgjë nuk mund të njollosë kontributin e madh të socializmit në Bashkimin Sovjetik, i cili ishte një bashkim shumëkombësh i republikave të barabarta Socialiste.

4. Vendimi i Federatës Ruse për të njohur fillimisht "pavarësinë" e të ashtuquajturave "Republika Popullore" në Donbas dhe më pas të nisë një operacion ushtarak, i cili kryhet nën pretekstin e "vetëmbrojtjes" së Rusisë dhe për " çmilitarizimin" dhe "defashistizimin" e Ukrainës, nuk u bë që të mbrohej populli i rajonit apo për paqen, por për promovimin e interesave të monopoleve ruse në territoret e Ukrainës, në konkurrencën e tyre të ashpër me monopolet perëndimore. Ne shprehim solidaritetin tonë me komunistët dhe popujt e Rusisë dhe Ukrainës dhe qëndrojmë në krahë të tyre për të forcuar frontin kundër nacionalizmit të kultivuar nga çdo klasë borgjeze. Popujt e të dy shteteve, të cilët bashkëjetonin paqësisht dhe përparuan së bashku në kuadrin e BRSS, por dhe të gjithë popujt e tjerë nuk kanë asnjë interes të qëndrojnë në anën e njërit imperialist apo të tjetrit, në anën e njërës aleancë apo tjetrës që u shërben interesave të monopoleve.

5. Theksojmë se janë të rrezikshme iluzionet e përhapura nga forcat borgjeze, të cilat thonë se do të mundesh të ekzistonte një tjetër "arkitekturë sigurie më e mirë" në Europë, me ndërhyrjen e BE-së, ose një NATO "pa plane lufte dhe sisteme armësh sulmuese në territorin e saj", apo një "BE paqësore”, ose një “botë paqësore multipolare” e kështu me radhë. Të gjitha këto opsione nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe veprojnë në mënyrë çorientuese ndaj luftës antikapitaliste dhe antiimperialiste, duke synuar të kultivojnë një perceptim se ka mundësi të supozuar të një "imperializmi paqësor". Por, e vërteta është se NATO-ja dhe BE-ja, si çdo bashkim kapitalist ndërshtetëror, janë aleanca ujqërish që kanë natyrë thellësisht reaksionare, nuk mund të bëhen pro-popullore dhe do të vazhdojnë të veprojnë kundër të drejtave punëtore - popullore dhe kundër popujve, ashtu si dhe Kapitalizmi është “mish e thua” me luftërat imperialiste.

6. U bëjmë thirrje popujve të vendeve, qeveritë e të cilave, veçanërisht përmes NATO-s dhe BE-së, si dhe popullit të Rusisë, që janë të përfshirë në këto zhvillime, të luftojnë kundër propagandës së forcave borgjeze që po i shtyjnë popujt në "makinerinë e mishgrirjes" të luftës imperialiste me pretekste të ndryshme false. Të këmbëngulin për mbylljen e bazave të huaja ushtarake, për kthimin e trupave ushtarake që gjenden jashtë kufijve, të intensifikojnë luftën për të çangazhuar vendin nga planet dhe aleancat imperialiste, siç është NATO dhe BE.

7.Interesi i klasës punëtore dhe i shtresave popullore lyp të forcohet kriteri klasor në analizën e zhvillimeve, të përcaktojmë rrugën tonë autonome kundër monopoleve, klasave borgjeze, për përmbysjen e kapitalizmit, forcimin e luftës së klasave kundër luftës imperialiste, për socializmin, i cili mbetet po aq i rëndësishëm dhe i nevojshëm sa kurrë më parë»

Communist and Workers Parties signing the Joint Statement

  1. Algerian Party for Democracy and Socialism
  2. Communist Party of Azerbaijan
  3. Party of Labour of Austria
  4. Communist Party of Bangladesh
  5. Communist Party of Belgium
  6. Movement "Che Guevara" (Union of Communists in Bulgaria)
  7. Communist Party of Canada
  8. The Road of Independence - Turkchypriot party/Cyprus
  9. Communist Party in Denmark
  10. Communis Party of Denmark
  11. Communist Party of El Salvador
  12. Communist Party of Finland
  13. Communist Workers' Party - For Peace and Socialism, Finland
  14. Communist Revolutionary Party of France (PCRF)
  15. Communist Party of Greece
  16. Communist Party of Kurdistan-Iraq
  17. Workers Party of Ireland
  18. Communist Front (Italy)
  19. Socialist Movement of Kazakhstan
  20. Socialist Party of Latvia
  21. Communist Party of Malta
  22. Communist Party of Mexico
  23. New Communist Party of the Netherlands
  24. Communist Party of Norway
  25. Palestinian Communist Party
  26. Communist Party of Pakistan
  27. Paraguayan Communist Party
  28. Peruvian Communist Party
  29. Philippines Communist Party [PKP 1930]
  30. Communist Party of Poland
  31. Romanian Socialist Party
  32. South African Communist Party
  33. Communist Party of the Workers of Spain
  34. People's Liberation Front (JVP)-Srilanka
  35. Sudanese Communist Party
  36. Communist Party of Swaziland
  37. Communist Party of Sweden
  38. Swiss Communist Party
  39. Syrian Communist Party
  40. Communist Party of Turkey
  41. Union of Communists of Ukraine
  42. Communist Party of Venezuela

 

Communist Youth Organisations signing the Joint Statement

  1. Youth Section of the Party of Labour of Austria
  2. Bangladesh Youth Union
  3. Young Communists of Belgium
  4. Communist Youth of Bolivia
  5. Communist Youth Union, Czech Republic
  6. Communist Youth of Denmark
  7. Communist Youth of the Communist Workers' Party, Finland
  8. Union of Communist Youth, France
  9. Communist Youth of Greece
  10. Communist Youth of Guatemala
  11. Conolly Youth Movement, Ireland
  12. Workers Party Youth, Ireland
  13. Front of the Communist Youth, Italy
  14. Front of the Communist Youth, Mexico
  15. All Nepal National Free Students Union
  16. Communist Youth Movement, Netherlands
  17. Democratic Students Federation, Pakistan
  18. Democratic Youth Front, Pakistan
  19. Palestinian Communist Youth
  20. Paraguayan Communist Youth
  21. Union of Socialist Youth, Romania
  22. Revolutionary Communist Youth League (Bolsheviks), Russia
  23. Collectives of Young Communists, Spain
  24. Socialist Students Union, Sri Lanka
  25. Socialist Youth Union, Sri Lanka
  26. Communist Youth of Sweden
  27. Leninist Communist Youth Union of Tajikistan
  28. Communist Youth of Turkey
  29. League of Young Communists USA
  30. Communist Youth of Venezuela

 

The statement is open for further subscriptions

 24.02.2022