Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Demonstratë e madhe në ambasadën e SHBA-ve

Imperialistët gjakosin popujt e botës – Jashtë Greqia nga operacionet ushtarake dhe lufta imperialiste

Pasditen e së hënës, më 23/6, dhjetëra mijëra punëtorë, të rinj, pensionistë etj., u mblodhën në sheshin Sintagma, përpara Parlamentit në Athinë dhe marshuan drejt ambasadës së SHBA-ve, pas thirrjes së bërë nga Fronti Militant Mbarë-punëtorë (PAME) dhe organizata të tjera masive.

Demonstrata masive i dha një përgjigje të fortë popullore përshkallëzimit të luftës imperialiste me sulmin e SHBA-ve ndaj Iranit dhe i dërgoi një mesazh qeverisë Greke se ajo nuk ka legjitimin për të mbështetur masakrën e popujve të tjerë dhe ta zvarriti popullin grek në thertore.

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, nga deklaratat që i dha mediave, theksoi:

«Sulmet e Amerikanëve kundër Iranit janë një hap drejt përshkallëzimit të luftës imperialiste në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse tani lypet alarm i menjëhershëm, kërkohet një kryengritje, asnjë besim në qeverinë e përgatitjes dhe përfshirjes në luftë. Të mbyllen menjëherë të gjitha bazat ushtarake NATO-Amerikane të vdekjes. Të ndalet çdo bashkëpunim ushtarak me shtetin vrastar të Izraelit. Të kthehen të gjitha fregatat dhe luftanijet nga zona e luftës. Solidaritet me popullin e Palestinës dhe me të gjithë popujt e rajonit.»

 

Athens

 

Larissa

Patras

 

24.06.2025