Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Greva të mëdha në ndërtime

Në të gjithë Greqinë, kantieret për projekte të mëdha ndërtimi, fabrika dhe kantieret e ndërtimit pushuan së punuari më 12 dhe 13 shkurt 2025. Në të dyja ditët u zhvilluan mitingje masive militante, ndërsa mesditën e 13 shkurtit, punonjësit dhe punëtorët e ndërtimit nga e gjithë Greqia u grumbulluan në Athinë përpara Ministrisë së Punësimit, duke dërguar kështu një mesazh vendimtar për forcimin edhe më të madh të luftës së tyre, përmes Sindikatave dhe Federatës së Ndërtuesve, për plotësimin e kërkesave të tyre të drejta.
Në të njëjtën kohë, ata deklaruan pjesëmarrjen në grevën e re mbarëkombëtare të punëtorëve që do të zhvillohet më 28 shkurt 2025.
Suksesi i mobilizimeve të mëparshme të grevës dhe dita e pardjeshme e grevës 48-orëshe e ndërtuesve, detyroi së fundmi unionet e punëdhënësve të paraqesin një propozim që përbën bazë diskutimi e cila përfshin, ndër të tjera, një rritje rreth 20% të rrogës në ditën e punës për punëtorët e ndërtimit, si dhe të përfitimeve të tjera të ndryshme. Sigurisht që nënshkrimi i një Kontrate Kolektive të Punës nuk ka të bëjë vetëm me pagën ditore, por edhe me orarin e punës si dhe masat mbrojtëse.
Një delegacion i Federatës së Ndërtuesve është takuar edhe me zëvendësministrin e Punësimit, Pano Cakloglu. Për rezultatet e këtij takimi grevistët u njoftuan nga presidenti i Federatës së Ndërtuesve, Jani Tasiulas, i cili sqaroi se lufta e ndërtuesve vazhdon me destinacion grevën e 28 shkurtit 2025, ndërsa Kryesia e Federatës do të mblidhet menjëherë për të bërë bilancet e grevës 48-orëshe dhe për të planifikuar iniciativat militante të ardhshme.
Në mbështetje të grevistëve u gjend një delegacion i Sekretariatit të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), Nikos Eksarhos i cili është anëtar i Kryesisë së Federatës së Ndërtuesve dhe njëkohësisht deputet i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) si dhe Dhiamado Manolaku, anëtare e KQ dhe deputete e KKE.
Jashtë Ministrisë së Punësimit, punëtorët në ndërtim u takuan me punëtorët që punojnë në kantieret e Ndërtimit të Anijeve, të cilët po ashtu ishin në grevë në datën 13/2. Në fund të fundit, lufta e tyre e përbashkët është të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi pas ditës së punës, të kenë të drejta të garantuara me Kontrata Kolektive të Punës.
14.02.2025