Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

E KUQE U BË BASHKIA E KESARIANIS NË RAUNDIN E TRETË TË ZGJEDHJEVE

Bashkia e Kesarianis një nga rrethet lindore të Athinës, (3 km në lindje nga qëndra e Athinës), kaloi të Dielën e 30 Nëntorit në "duar të kuq”,  pas përseritjes së raundit të 2-të të zgjedhjeve bashkiake.

Duhet të theksohet se në votimet e muajt Maj fletvotimi i "Laiki Sispirosi" (Bashkimit Popullor), i mbështetur nga KKE (Partia Komuniste e Greqisë), kishte marrë 22,36% (2.766 vota) dhe ishte përjashtuar padrejtësisht nga raundi i dytë i zgjedhjeve me diferencën e një vote. Në raundin e 2-të ishin kualifikuar kandidati i partisë së re socialdemokrate SYRIZA me 26,26% (3.249 vota), dhe kandidatit të partis së vjetër socialdemokrate, të PASOK-ut, me 22,36% (2.767 vota). Në raundin e 2-të atëherë kishte fituar kandidati i SYRIZA-s (me 61,5%). Por megjithatë, siç u faktua pas aplikimit të  "Laiki Sispirosit"  në gjykatë, gjatë zhvillimit të raundit  të parë të zgjedhjeve ishin anuluar në mënyrë të padrejtë shumë fleta votimi të  "Laiki Sispirosit". Kështu që në datën 30/11/2014 u përsërit raundi i 2-të i zgjedhjeve bashkiake në Kesariani midis kantidatit që mbështeti SYRIZA dhe atij të Partisë Komuniste të Greqisë.

Përfaqësuesi i "Laiki Sispirosit" Komunisti  I. Stamelos, mori 51,52% (3.917 vota), kundër 48,48% (3.686) të kundërshtarit të tij nga SYRIZA.

Kështu që Kesariani është një bashki më shumë që i shtohet katër bashkive (Patra, Peterupoli, Haidhari, Ikaria) që tashmë kanë nxjerë në krye "Laiki Sispirosi".

Duhet të theksohet se Kesariani, që fillimisht u banua nga refugjatët që erdhën në Greqi pas luftës në Azinë e Vogël në  vitin 1922 (kryesisht nga Smirni dhe fshatrat përreth), ka lidhje lufte dhe gjaku me Partinë Komuniste të Greqisë. Gjatë pushtimit fashist, kishte lëvizje të fortë rezistence, ndërsa aty është shkruar nga një faqet heroike të historisë moderne greke, kur nazistët ekzekutuan në Fushën e Qitjes të Kesarianis më 1 Maj 1944, 200 Komunistë Grekë.

KOMUNIKIKATËN E SAJ PËR REZULTATIN E ZGJEDHJEVE BASHKIAKE NË KESARIANI ZYRA E SHTYPIT E PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË SHKRUAN:

"Përshëndesim popullin e Kesarianis që zgjodhi "Laiki Sispirosi" në krye të bashkisë së qytetit. I bëjmë thirrje popullit që,  që të nesërmem të vazhdojë të mbështesë, me veprim dhe pjesmarrje, përpjekjet e autoriteteve të reja të bashkisë për lehtësimin e familjeve popullore të qytetit që të bëhet mbështës kryesor ndaj problemeve,  agonive dhe luftrave të tyre.

Kesariania vjen që dhe bashkohet me bashkitë e Patrës, Petrupolit, Haidharit dhe Ikarias të cilat në zgjedhjet lokale të Majit zgjodhën në krye të bashkisë  "Laiki Sispirosi" dhe, që nga momentet e para luftojnë kundër politikave të qeverisë dhe kuadrit të kufizuar reaksionar të administratës lokale,  për të patur masa thelbësore ndihmëse për familjet popullore, për punëtorët, për të papunët, për të penguar planet e qeverisë kundër punonjësve të bashkisë dhe për të mbështetur në mënyrë aktive luftrat e përditshme popullore.

Rezultati në Kesariani është një mesazh pozitiv lufte dhe rezistence ndaj llogjikave të menaxhimit dhe dorëzimit në politikat anti-popullore, që zbatojnë autoritetet bashkiake dhe prefekturiale, si nga partitë e koalicionit qeveritar ashtu edhe nga SYRIZA.

Populli i Kesarianis, me përvojën dhe traditën e tij luftarake, mund të kontribuojë në luftën e përgjithshme të popullit kundër politikës dhe shantazhit të qeverisë, si dhe ndaj atyre që e çojnë popullin në iluzione të reja dhe jorrugdalje, duke shërbyer të njëjtën udhë, të BE-së, të kapitalit, të pranimit dhe të njohjes së borxhit. Të kontribuojë në forcimin e lëvizjes  punëtore - popullore dhe të Aleancës Popullore, në forcimin e Partisë Komuniste të Greqisë, për një rrugëdalje të vërtetë pro-popçullore "

(Shikoni video dhe fotografi nga festa e komunistëve të Kesarianis natën e së Dielës 30/11).