Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DEPARTAMENTI I MARRËDHËNIEVE NDËRKOMBËTARE Ι KQ TË ΚΚΕ

Dënon përshkallëzimin e agresivitetit imperialist të SHBA-ve kundër Venezuelës

Në një deklaratë të tij, Departamenti i KQ të KKE thekson:

«Partia Komuniste e Greqisë (KKE) denoncon përshkallëzimin e ri të agresionit imperialist të qeverisë së SHBA-ve kundër Venezuelës, me dërgimin e anijeve luftarake dhe mijëra marinsave pranë Venezuelës, nën pretekstin e luftës kundër karteleve të drogës. Shkaqet e vërteta qëndrojnë në përpjekjen e monopoleve amerikane për të vënë nën kontroll pasuritë gjigante energjetike të Venezuelës, si dhe në përpjekjen e qeverisë së SHBA-ve për të frenuar depërtimin ekonomik dhe politik të Kinës në Amerikën Latine, në kuadër të garës së tyre për epërsi në sistemin imperialist botëror.

KKE dënon kategorikisht çdo plan për ndërhyrje të armatosur imperialiste në Venezuelë dhe shpreh solidaritetin e saj me klasën punëtore dhe popullin e Venezuelës, të cilët janë të vetmit të autorizuar të përcaktojnë zhvillimet në atdheun e tyre. Shpreh gjithashtu solidaritetin e saj me PK të Venezuelës, e cila në kushte të vështira persekutimi lufton për mbrojtjen e interesave punëtore – popullore».

 

21/08/2025