Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Delegacion i KNE dorëzoi në Ambasadën e Palestinës materialet shkollore të mbledhura në Festivalin e 51-të KNE – «Odigiti»

Një delegacion i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), me në krye Sekretarin e saj, Thodori Kocadis, dorëzoi në mëngjesi e së mërkurës 23/10 në Ambasadën Palestineze materialet shkollore të mbledhura në Festivalin e 51-të të KNE – «Odigiti» për fëmijët e Palestinës.

Kujtojmë se në Festivalin e 51-të, i cili u shndërrua i gjithi në një demonstratë për Palestinën, u grumbullua një vëllim i madh materiali, nga lapsa, stilolapsa dhe fletore, deri te çanta shkolle, kuti lapsash dhe të gjitha llojet e bojërave, të cilat, të mbledhura në kuti dhe çanta të mëdha, u dorëzuan së bashku me mesazhet prekëse të fëmijëve dhe të rriturve që ishin shkruar në kartolinat e shpërndara në Festival, në pikën e mbledhjes së materialeve shkollore, kartolina me flamujt e KKE në Akropoli për Palestinën etj.

Thodori Kocantis ia dorëzoi mjetet shkollore Ambasadorit të Palestinës në Greqi, Yussef Dorkhom, për t'ua transferuar fëmijëve të Bregut Perëndimor, të cilët vazhdojnë të luftojnë kundër dhunës së pushtimit, duke shprehur shpresën se ato do të arrijnë edhe në Rripin e Gazës. Ambasadori vuri në dukje se një pjesë e këtyre mjeteve shkollore do t'u jepet edhe 28 fëmijëve nga Gaza që janë transferuar në vendin tonë dhe janë ose të shtruar në spital ose ndjekin shkollat këtu.

«Ne e dimë se ju jeni gjithmonë në anën e duhur të Historisë dhe jeni mbështetës të drejtësisë dhe të drejtave të popujve, në mënyrë që ata të mund të jetojnë të lirë në vendet e tyre», tha ndër të tjera Ambasadori i Palestinës, duke marrë mjetet shkollore dhe duke shprehur vlerësimin e tij për atë që Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe KNE po bëjnë për Palestinën dhe fëmijët e saj, jo vetëm tani me luftën në Gaza, por edhe gjatë gjithë kohës.

 

24.10.2025