Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklaratë e Zyrës së Shtypit të KQ të KKE mbi takimin Trump-Putin

Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshoi një deklaratë mbi takimin Trump-Putin në Alaska, e cila thekson sa vijon:

 

«Takimi Trump-Putin në Alaska ishte pjesë e pazareve imperialiste të bazuara jo në interesat e popujve, të popujve ukrainas dhe rus që po paguajnë çmimin e luftës, por në interesat e monopoleve amerikane dhe ruse, zgjerimin e aktiviteteve të tyre të biznesit dhe rritjen e fitimeve të tyre.

Pas fjalëve të mëdha për «përparim në negociata» del në pah realiteti i ashpër. Lufta imperialiste në Ukrainë vazhdon dhe përshkallëzohet. Konkurrenca për ndarjen e Ukrainës dhe të botës vazhdon me popujt si viktima, të cilët po masakrohen në front për interesa armiqësore ndaj tyre.

Edhe nëse në një moment do të ketë një kompromis, ai do të jetë i përkohshëm dhe i brishtë, pjesë e taktikës së SHBA-ve për të kthyer më shumë vëmendje në pjesë të tjera të botës dhe për të ngarkuar BE-në me kosto më të mëdha për ruajtjen e këtij kompromisi. Kjo është arsyeja pse edhe në kontekstin e negociatave shfaqen kontradikta dhe iniciativa konkurruese midis SHBA-ve dhe BE-së.

Sidoqoftë, shkaqet e konfliktit do të mbeten, pasi marrëveshjet imperialiste nuk i eliminojnë shkaqet e luftës që i lind sistemi i kalbur kapitalist, veçanërisht në një periudhë ku po intensifikohet lufta për supremaci në sistemin kapitalist global.

Luftërat, pazaret dhe marrëveshjet e përkohshme të klasave borgjeze në fund të fundit paguhen nga popujt me lumenj gjaku, por edhe me sakrifica ekonomike siç janë 800 miliardë eurot që u ngarkohen popujve të Europës për nevojat e ekonomisë së luftës dhe përgatitjes.

Populli ynë, kundër pritjeve të rreme dhe iluzioneve që kultivojnë apologjetët e kapitalizmit, duhet të forcojë luftën kundër luftës imperialiste, përfshirjes së Greqisë në planet e NATO-s dhe të gjitha llojet e pazareve, armatimeve jashtëzakonisht të shtrenjta, si dhe kundër politikës së qeverisë së ND që është në ballë të këtyre planeve kriminale. Të forcojë luftën e vet të pavarur, për daljen e vendit nga luftërat me popullin në timonin e pushtetit, duke ndërtuar marrëdhënie të dobishme reciproke me popujt e tjerë».

 

18.08.2025