Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

DEKLARATË PËR SHTYPIN PËR REFERENDUMIN NË ISH REPUBLIKËN JUGOSLLAVE TË MAQEDONISË (IRJM)

 «Pjesëmarrja e vogël e popullit në referendumin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) ishte çështja kryesore në procedurat e djeshme, pavarësisht nga fakti se një numër i madh zyrtarësh të NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së shkuan së shumti në vendin fqinjë, me synim të ushtronin presion që të miratohej Marrëveshja e Prespës dhe të përshpejtohet procesi për integrimin e vendit në organizatat e lartpërmendura imperialiste.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar, pjesëmarrja e ulët në një referendum me pyetjen "PO ose JO integrimit në NATO dhe në BE, duke pranuar Marrëveshjen", tregon se një pjesë e popullit të IRJM-së mban qëndrim negativ, ose të paktën një qëndrim të rezervuar ndaj shantazhit që u thonë se integrimi në këto aleanca -të cilat janë armiq të popujve- është e vetmja rrugë.

Rezultatet e referendumit shprehin mbi të gjitha, mprehjen e kontradiktave ndër-imperialiste, midis NATO-SHBA-BE nga njëra anë, dhe Rusisë nga ana tjetër, si dhe ndërhyrjes së forcave nacionaliste.

Qeveria e SYRIZA - ANEL mbetet e zbuluar, sepse ajo ishte protagoniste -si flamur mbajtësja e NATOs- në shantazhe që të pranohej një marrëveshje e rrezikshme. Vërtetohet edhe një njëherë se përgjigjja kundër nacionalizmit nuk mundet të jetë kozmopolitizmi i cili drejtohet nga planet për zgjerimin e aleancave imperialiste dhe është ana tjetër e së njëjtës monedhë.

Qëndrimi aventurist i Zaev-it, i cili  -as pak, as shumë tha- se do ta injorojë pjesëmarrjen e ulët në referendum, tregon se ç ‘është demokracia borgjeze. Nuk është hera e parë që bëhet përpjekje për të përmbysur rezultatet e një referendumi që nuk i pëlqen qendrave imperialiste. Në këto çështje, z. Cipras mund ti ofrojë homologut të tij Z. Zaev-it një ekspertizë të madhe.

Është e qartë se në periudhën e ardhshme do të vazhdohen presionet ndaj dy popujve për të pranuar Marrëveshjen e Prespës me qëllim të avancohet integrimi euroatlantik në Ballkanin Perëndimor. Do të vazhdojnë dhe do të intensifikohen edhe më tej antagonizmat e forcave të mëdha, që po e transformojnë rajonin e gjerë në një depo baruti.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bën thirrje, si popullit grek, ashtu dhe popullit të IRJM-së që të lidhin luftën e tyre të përbashkët, me solidaritet dhe internacionalizëm të vërtetë, kundër nacionalizmit dhe imperializmit, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër qeverive dhe partive të tyre. Mbi këtë bazë mund të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciproke, duke lënë jashtë të gjitha irredentizmet me një emër të përbërë, me përcaktim gjeografik.»

 

ATHINË 1/10/2018                                                          ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE)