Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Greva e përgjithshme e 9 prillit

Asnjë sakrificë për fitimet e pakicës, për ekonominë e tyre të luftës dhe tarifat

Mijëra grevistë në Athinë dhe në shumë qytete të tjera të Greqisë, demonstruan me sloganin «Fitimet e tyre ose jetët tona» që lindi në betejat kundër politikës që sakrifikon jetë njerëzish për të rritur fitimet e grupeve të biznesit. Greva e re e përgjithshme dhe tubimet masive të grevës së sindikatave dhe organizatave masive në të gjithë Greqinë janë vazhdimësi e betejave të mëdha për të përmbysur politikën antipopullore që po e çon klasën punëtore dhe popullin drejt varfërimit. Greva e 9 prillit është vazhdimësi e luftës për marrëveshje kolektive të punës dhe rritje pagash, që Shëndetësia dhe Arsimi të mos jenë një mall i shtrenjtë, që shtëpitë e popullit të shpëtohen nga kthetrat e bankave, që punëtorët të mos sakatohen në vendet e punës për përfitimet e punëdhënësve. Faza tjetër e luftës është greva e 1 Majit dhe tubimet e grevës së sindikatave, të cilat marrin një rëndësi të veçantë në një ambient të përgatitjeve të furishme të luftës nga imperialistët, të luftërave tregtare dhe gjenocidit të vazhdueshëm të popullit palestinez.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE, Dhimitri Kucubas, në një deklaratë nga tubimi i grevës në Athinë ku ai mori pjesë, shënoi:

«Sot, në të gjithë Greqinë, populli ynë gjëmon, «asnjë sakrificë për fitimet e pakicës, asnjë sakrificë për ekonominë e luftës dhe tarifat e tyre».

Qeveria ti lejë justifikimet, ne kërkojmë këtu dhe tani që të jepen paratë për pensionistët, të rikthehen rroga dhe pensioni i 13-të dhe i 14-të. Duhet të ketë masa për t'i çliruar familjet nga borxhet e tyre të mëdha dhe, natyrisht, të ekzistojnë Marrëveshje Kolektive të Punës, rritje pagash, punë me të drejta.

Të jepen të gjitha përgjegjësitë politike dhe penale për tragjedinë e Tempit dhe për të gjitha “Temp-et” me të cilët jeton dhe përndiqet çdo ditë populli ynë».

Athens

 

 

Thessaloniki

 

 

 

Patra

Ioannina

 

 

10.04.2025