Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Asnjë kompromis me varfërinë dhe jetën e mjerueshme


Në Athinë, Selanik dhe në dhjetëra qytete të tjera në të gjithë vendin, punonjës, të vetë-punësuar, fermerë të vegjël, rini dhe gra të shtresave popullore protestuan në dt.15/12 kundër masave "parakushte" antipopullore, në tubimet që u organizuan nga sindikatat dhe organizatat e tjera të lëvizjes, pas thirrjes së PAME (Frontit Militant Mbarpunëtor).

Edhe pse qeveria njoftoi befasisht për datat që do të kryhej diskutimi dhe votimi i projektligjeve me "parakushte", forcat klasore treguan gatishmëri në organizimin e reagimit të punonjësve, me mitingjet që u bënë dje, me pjesëmarrjen e PASEVE (Bashkimit Antimonopolist Mbarëkombëtar i Profesionistëve - Artizananëve),  të OGE (Federatës së Gruas së Greqisë) dhe të MAS (Frontit Militant Studentor).

Në Athinë, demonstrata masive filloi me përqendrim në sheshin e Omonies, ku foli Panajoti Katara, kryetar i Federatës së Shtypit dhe Letrës. Dominuan slogane dhe brohoritje kundër masave të qeverisë, e cila po i jep shtëpitë e popullit në duart e bankierëve, por edhe kundër masave të antisigurimit shoqëror - antipunëtor që do të merren në Janar dhe për të cilat qeveria kërkon të sigurojë konsensus dhe tolerancë.

Më pas u realizua marshim drejt Parlamentit.

Në tubimin në sheshin Omonia ishin të pranishëm edhe një delegacion i madh i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i KQ, Dhimitri Kucuba. Gjithashtu morën pjesë Viktor Tiulkin, Sekretar i Parë i KQ të Partisë Komuniste Punëtore të Rusisë, Amar Bagdas, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Sirisë, dhe Qemal Okujan, Sekretar i KQ të Partisë Komuniste të Turqisë, të cilët gjëndeshin në Athinë me rastin e ngjarjes së djeshme të Organizatave të Partisë në Atikë të KKE në stadiumin Sporting.

Në deklaratat e tij për mediat Dhimitri Kucuba, vuri në dukje:

 "Edhe parakushtet e sotme, që kanë ardhur me projekt-ligj në Parlament, me procese fast track, edhe ato që do të vijnë në ditët e ardhshme, dhe sidomos nga viti i ri, tregojnë rrugën e vetme që është i detyruar të marshojë populli jonë, lëvizja punëtore - popullore, të rinjtë e atdheut tonë: Të rezistojnë, të kryengriten, të bëjë luftë të vazhdueshme, të qëndrueshme, me pretendime kundër kalbësisë së sistemit, kundër BE-së dhe qeverive që i shërbejn këtu në Greqi, për të hapur rrugën që të jetojë më mirë populli jonë dhe fëmijët tanë"

Përfundimisht projektligji i ri antipopullor u aprovua me votat e 153 deputetëve të koalicionit qeveritar SYRIZA – ANEL.  Partia Komuniste e Greqisë (KKE) votoi kundër projekt-ligjit, duke theksuar, përmes fjalimeve të deputetëve të saj, jo vetëm synimeve e vërteta të projekt-ligjit, por dhe se që të gjitha partitë e tjera, pavarësisht polemikës boshe të tyre, janë forcat politike të kapitalit në një bllok të vetëm dhe se populli duhet ti përgjigjet duke formuar ushtrinë e vet, aleancën popullore që do të ketë për synim përmbysjen e pushtetit të kapitalit dhe të forcave që e shërbejnë atë. Duke folur nga hapi i Parlamentit Dh. Kucuba theksoi: "Klasa punëtore, lëvizja popullore, aleanca e tyre popullore është e vendosur që ta inagurojë Vitin e Ri me luftë, me dinamikë, me orientim klasor. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për popullin tonë. Të gjitha të tjerat tashmë i ka provuar. Është koha që të provojë dhe fuqinë e tij të vërtetë. Vetëm kështu do të bëhen realitet shpresat dhe objektivat e tij".  

 

 

16.12.2015