Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

1 MAJI PUNËTOR 2022 NË GREQI

Mesazh rezistence kundër shtrenjtësisë, luftës imperialiste dhe përfshirjes greke u dërgua nga mijëra popull që demonstruan ditën e Dielën, 1 MAJ 2022, Dita e Punëtorëve në sheshin Sintagma, jashtë Parlamentit grek, në Athinë, si dhe në 70 qytete të tjera të Greqisë.

Me protestat masive të grevës në të gjitha qytetet e Greqisë, u nderuan të rënët e klasës punëtore, luftërat heroike punëtore - popullore, arritjet e përgjakshme të punëtorëve në luftën pa-paqe me shfrytëzuesit tanë.

 

Mayday 2022, Athens

 

Siç thuhet ndër të tjera në Njoftimin e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për këtë 1 Maj Punëtor: «1 Maji Punëtor ndriçon rrugën e luftës së klasave, të vetmen «anë të e drejtë të historisë» për popujt, pasi kjo lëviz përpara rrotën e historisë. Përveç se është një ditë kujtimi dhe nderimi për klasën punëtore, për krijuesit e pasurisë shoqërore dhe pionierët e zhvillimit shoqëror, 1 Maji i Punëtorëve është një ditë lufte dhe pretendimesh të reja e cila -veçanërisht në kushtet e sotme të luftës, krizës, varfërisë dhe shfrytëzimit- ndriçon rrugën drejt shoqërisë së re, asaj socialiste – komuniste».

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) bëri thirrje që «1 Maji i sivjetshëm mund të bëhet pikënisja e përshkallëzimit militant.

‣ Për rritjen e pagave, që paga më e ulët të jetë 825€, për nënshkrimin e kontratave sektoriale në biznese me rritje më të mëdha se inflacioni.

‣Për heqjen e ligjeve antipunëtore dhe anulimin e arsenalit antipunëtor që kriminalizon aktivitetin sindikal dhe të drejtën e grevës».

(...) Partia Komuniste e Greqisë (KKE) drejton një thirrje të veçantë për të forcuar luftën punëtore - popullore kundër luftërave imperialiste dhe përfshirjes së Greqisë në to, me çdo mënyrë dhe me çdo pretekst. Të mos zgjedhin bandë hajdutësh. Të mbyllen të gjitha bazat NATO-amerikane dhe Greqia të mos jetë bazë lufte për planet vrastare të NATO-s dhe BE-së. Të forcohet solidariteti i popujve, lufta kundër çdo “tirani” vendas dhe të huaj. Komunikata e përbashkët e 42 Partive Komuniste dhe 30 Rinive Komuniste e përforcon këtë orientim. (...)

 

 

 

 

«Rrugëdalja sot gjendet në rrugën e luftës së organizuar për riorganizimin e lëvizjes, për të drejtën e popullit që punon, në bashkëveprim me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE).

Është rruga që nxjerr në paraskenë mundësitë bashkëkohore që punëtorët të jetojnë me dinjitet, duke shijuar pasurinë e madhe të prodhuar, hapat e mëdha të shkencës dhe teknologjisë. Është rruga që të mos gjakosemi më për fitimet e pakicës, deri në heqjen përfundimtare të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu.

Sistemi aktual mund të përmbyset dhe të zëvendësohet vetëm nga një sistem social më i lartë, nga socializmi - komunizmi, ku pronësia shoqërore e mjeteve të prodhimit, planifikimi qendror shkencor për plotësimin e nevojave popullore, kontrolli punëtor dhe pjesëmarrja në të gjitha institucionet e pushtetit, mund të çojë në prosperitetin e popullit, në paqen dhe përparimin e njerëzimit».

Në mitingun e grevës në Athinë, në sheshin Sintagma para Parlamentit Grek, ishte i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitris Kucubas, i cili bëri deklaratën e mëposhtme për mediat:

«E vetmja anë e drejtë e historisë është rruga e luftës së klasave, ajo e çon përpara rrotën e historisë gjer në çlirimin e plotë të klasës punëtore, me heqjen e shfrytëzimit të njeriut nga njeriu».

Në krah të punëtorëve në portin e Pireut

Mijëra protestues në mitingjet e 1 Majit në Athinë dhe Pirea, pas mitingjeve të grevave zbritën në portin e Pireut duke shprehur solidaritetin e tyre me grevistët e COSCO-s për të vazhduar luftën e tyre të drejtë për nënshkrimin e një Marrëveshjeje Kolektive të kënaqshme dhe zbatimin e masave mbrojtëse për jetën e tyre.

 

Mayday 2022, COSCO strike

 

 

03.05.2022