Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

UKRAINE: Në shënjestër komunistët grekë në “listën e zezë” në internet!

Më 29.4.2022 gazeta "Rizospastis" - Organi i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) paraqet shënjestrimin e papranueshëm dhe të rrezikshëm të komunistëve grekë, të sponsorizuar nga shteti ukrainas. Emrat dhe të dhënat personale të tre zyrtarëve të Partisë, Jorgos Lambrulis, deputet dhe nënkryetar i Parlamentit të Greqisë, Sotiris Zarianopulos, ish-deputet dhe Jorgos Maganas, kuadër i KKE, janë postuar në një "listë të zezë" në internet, e cila pretendon se nxjerr në pah të dhënat e “armiqve të Ukrainës” dhe bashkëpunëtorë të “organizatave terroriste”, “mercenarëve” etj!

Konkretisht, në një faqe interneti funksionon lista e quajtur myrotvorets.center, e cila publikon të dhënat personale të mijëra njerëzve (emrin - mbiemrin, fotografi, adresën, telefonin, e-mail-in!) të cilët janë karakterizuar ose nga shteti ukrainas ose nga administratorë si “armiq të Ukrainës”, bashkëpunëtorë të “organizatave terroriste” etj.

Ky website ishte zyrtarisht nën “patronazhin” e ministrive të qeverisë ukrainase, ndërkohë që përbën bazë të dhënash të cilat i përdorin edhe sot autoritetet gjyqësore dhe policore të Ukrainës, me qëllim përndjekjen penale të individëve.

Madje, disa vite më parë, personat që ishin në këtë listë kanë rënë viktima të akteve vrastare, ndërsa një sërë denoncime janë bërë për kërcënime që marrin personat që gjenden në listë...

Çështja fillon nga vetë qeveria ukrainase, e cila i ka cilësuar tre komunistët grekë si "persona të padëshiruar", sepse ata ishin më parë në Ukrainë për të shprehur solidaritetin e tyre me popullin ukrainas dhe komunistët e persekutuar atje. Me Dekret Presidencial të Shtatorit 2015, ata janë ndër 388 personat fizikë dhe 105 personat juridikë ndaj të cilëve qeveria ukrainase ka vendosur sanksione, për veprime të supozuara kundër Ukrainës.

Autoritetet ukrainase, me këtë vendim, akuzojnë kuadrot e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) me akuza të rënda dhe inekzistente, si -ndër të tjera- për mbështetje të “terrorizmit” dhe veprime kundër “interesave kombëtare dhe integritetit territorial” të Ukrainës!

Vlen të theksohet se kjo po ndodh në Ukrainë, ku Partia Komuniste aty është shpallur jashtë ligjit, ndërsa komunistët dhe militantë të tjerë po persekutohen, ndërsa një shembull i fundit është arrestimi dhe burgimi i pashkak i Sekretarit dhe anëtarëve të tjerë të Rinisë Komuniste të Ukrainës. Njëkohësisht, kohët e fundit, qeveria ukrainase shpalli jashtë ligjit edhe 11 parti të tjera të opozitës në Ukrainë.

“RIZOSPASTIS” ngre pyetjen e mëposhtme për qeverinë greke nëse është në dijeni të këtij shënjestrimi flagrant të drejtuesve të KKE? Çfarë thotë ajo dhe çfarë ka ndërmend të bëjë për këtë?

 

03.05.2022