Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Rritje e ndjeshme e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), një mesazh shpresëdhënës për popullin

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën 21/5, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) arriti një rritje prej +2%, duke marrë 7,23% të votave, pra mbi 425mijë vota (125,000 vota më shumë se ç kishte) dhe duke zgjedhur 26 deputetë në total (+11 më shumë se ç kishte). Një element i rëndësishëm është edhe fakti se KKE është partia e tretë në periferinë e Atikës, pra në qarkun e kryeqytetit.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba në mbrëmjen e zgjedhjeve

Në emër të KQ të KKE përshëndesim me të vërtetë mijëra punëtorë, mijëra të rinj e të reja, të cilët sot e hodhën këtë hap dhe votuan për KKE, duke i dhënë Partisë një rritje të ndjeshme.

Duam të urojmë mijëra anëtarë dhe kuadër të KKE, anëtarët dhe kuadrot e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) që dhanë maksimumin e tyre, duke kontribuar në rezultatin zgjedhor.

Ky rezultat është fryt i përvojës së forcave punëtore-popullore, të cilat kanë marrë pjesë në të gjitha vitet e mëparshme në luftë, në aksione të rëndësishme bashkë me komunistët.

Në mënyrë të veçantë duam të falënderojmë ata që na u bashkuan në këtë betejë elektorale, qoftë si kandidatë, qoftë me kontributin e tyre të shumanshëm personal në forcimin e KKE.

Forcat e reja përkrah forcave të mëparshme, që u bashkuan rreth Partisë sonë, sot munden të nxisin një dinamikë të re në rrugën e kundërsulmit popullor, të luftës masive, klasore, të riorganizimit total të lëvizjes sindikale, të nxitjes së aleancës shoqërore kundër monopoleve, kapitalit, kapitalizmit.

Forcimi i ndikimit politik të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), veçanërisht në qendrat e rëndësishme qytetare të Greqisë, në lagjet punëtore të qyteteve të mëdha, në zona ku është përqendruar një pjesë e madhe e fuqisë punëtore industriale në përgjithësi, si për shembull në Atikë, janë mesazhe shpresëdhënëse që hapin rrugën për të nesërmen.

Raporti i dalë nga zgjedhjet e sotme, mes partive borgjeze, ND, SYRIZA, PASOK, tregon jo vetëm mundësitë e formimit të një qeverie që mundet të vazhdojë në të njëjtën rrotë antipopullore, por në të njëjtën kohë dhe një konsensus dhe mbështetje nga forcat që do të jenë në opozitë, në dobi të kapitalit të madh dhe në kurriz të punonjësve të sektorit privat dhe publik, profesionistëve të vetëpunësuar, shkencëtarëve, bujqve, pensionistëve dhe rinisë sonë.

Është e qartë se çfarë ka vënë në dukje Partia Komuniste e Greqisë (KKE) gjatë gjithë kësaj kohe, se pavarësisht dallimeve të tyre anësore, konfrontimet e tyre konvergojnë në politikat strategjike bazë, në drejtime themelore. Dhe jo vetëm kaq. Kryesisht SYRIZA, fillimisht si qeveri dhe këto katër vite si opozitë, ishte një faktor kyç në konservatorizmin e njerëzve, duke nxitur në fund të fundit dhe dominimin e ND-së. Kështu që, nga nesër, populli dhe rinia greke do të përballen me një valë të re sulmi për zbatimin e parakushteve të reja të memorandume të Fondit të Rimëkëmbjes, me një raund të ri shkurtimesh dhe kursimesh, me një politikë të rreptë fiskale, me mundësi të hapet një krizë e re ekonomike, zhvillimet e rrezikshme në frontin e luftës imperialiste në Ukrainë me përfshirjen më të madhe të Greqisë, por edhe me marrëveshjet negative që ombrella e NATO-s sjell në çështjet greko-turke. Këto do të zbatohen nga qeveria e re antipopullore që do të dalë. Asnjë mbështetje, asnjë tolerancë, asnjë kompromis në të gjitha këto politika antipopullore!

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të ushtrojë të vetmen opozitë shpresëdhënëse për popullin tonë si brenda parlamentit ashtu edhe jashtë tij, në kuadrin e luftës klasore dhe popullore, për mbrojtjen e jetës, për mbrojtjen e të ardhurave, të së gjitha të drejtave të popullit dhe të rinisë.

Mendimet dhe skenarët për përsëritjen e zgjedhjeve, për apel për votime të reja, nuk bëhen se nuk mund të krijohet një qeveri sot, por sepse duan të ndryshojnë votën e popullit me dilema zhvatëse duke rrëmbyer edhe votat edhe mandatet e deputetëve në bazë të ligjit të ri zgjedhor. Prandaj, në këtë rast, duhet që, që tani e tutje të përgatitemi për një fuqizim edhe më të madh të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), pasi axhenda e tyre antipopullore është më se e qartë. Sepse KKE do ta shfrytëzojë këtë forcë që i dha populli në kutinë e votimit për të kontribuar si në Kuvend ashtu edhe në rrugët e luftës për organizimin e rezistencës popullore, të kundërsulmit në rrugën e përmbysjes. Deputetët e KKE do të jenë mbështetës të vërtetë të pretendimeve të popullit, të kërkesave të tij, më shumë zëra mbrojtjeje dhe promovimi të interesave të popullit si brenda parlamentit ashtu edhe kudo.

Vazhdojmë të fortë, me dinamikë, ashtu siç e nisëm, edhe në periudhën e ardhshme.

 

22.05.2023