Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Protestë dinamike në ambasadën e Polonisë në Athinë për përndjekjet antikomuniste

Tubim protestë me parulla «Larg duart nga komunistët polakë. Larg duart nga monumentet komuniste-antifashiste. Të ndalen menjëherë dhe tani të gjitha persekutimet dhe përndjekjet antikomuniste», organizuan Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), në mëngjesin e së Hënës, 3 Dhjetor, jashtë ambasadës së Polonisë në Athinë.

Duke thirrur slogane si «Solidaritetit me luftën e popujve, jo përndjekjes së komunistëve» dhe «Αs në Poloni nuk zen vend kërcënimet, larg duart nga komunistët», protestuesit dënuan përshkallëzimin e sulmit antikomunist të qeverisë së Polonisë, e cila promovon ndryshime në Kodin Penal me synim të ndalojë simbolet komuniste nëpërmjet barazimit të papranueshëm të simboleve komuniste me "simbolet fashiste".

Në të njëjtën kohë, ata shprehën solidaritetin e tyre tek anëtarët dhe kuadrot e Partisë Komuniste të Polonisë të cilët do të dalin përsëri në gjyq, më 7 Dhjetor, me akuza të papranueshme dhe të pabaza për "promovimin publik të sistemit totalitar" përmes gazetës «Brzask» dhe faqes së tyre të internetit www.kompol.org.

Eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe anëtar i KQ të Partisë, Kostas Papadhakis u takua me sekretarin e Çështjeve Civile të ambasadës Polake ndaj të cilit ai paraqiti një memorandum. Nga ana e tij kuadri i ambasadës përmendi kushtetutën antikomuniste në vendin e tij që në mënyrë provokuese barazon komunizmin me fashizmin.

Në deklaratën e tij, Kosta Papadhakis tha: «Duam të dënojmë të gjitha persekutimet antikomuniste që gjenden në zhvillim të plotë këtë vit në Poloni. Qeveria e Polonisë, organet gjyqësore po promovojnë gjyqe kundër komunistëve, ndaj Komisionit të Redaksisë së revistës së tyre, gjyqe me akuza deri në dy vjet burgim, në emër të promovimit të regjimeve totalitare.

Demonstration Embassy of Poland

Kjo është një teori e papranueshme, provokatore dhe antihistorike që barazon komunizmin me përbindëshin fashist. Përndjekje të tilla janë gjithashtu duke u bërë edhe kundër disa shkencëtarëve në Universitetin e Szczecin të cilët përndiqen për shkak se ata organizuan një seminar mbi 200 vjetorin e lindjes së Karl Marksit, si dhe gjithashtu bëhen përndjekje kundër demonstruesve të cilët, për shembull, ditën e 1-Majit kishin veshur bluza me figurën e Leninit. Këto përndjekje janë të papranueshme, ky qëndrim bëhet me vetëdije, është qëndrim antikomunist i qeverisë e cila inkurajohet nga BE-ja. Në këtë pikë ne duam që të kritikojmë veçanërisht qëndrimin e BE-së, e cila në të gjithë këtë periudhë e ka inkurajuar, mbështetur dhe i ka justifikuar persekutimet antikomuniste. Është tregues fakti së në një përgjigje të fundit në pyetjen e bërë nga Grupi Euro-parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), komisioneria (e BE-së) deklaroi se ka shtete - anëtare që e shikojnë në këtë mënyrë historinë e tyre, pra me antikomunizëm.

Në të njëjtën kohë ne i shtruam përfaqësuesit të ambasadës se, së fundi në Poloni u falsifikua monumenti Dzivnova, monumenti i ushtarëve të rënë të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Një akt i papranueshëm që ka shkaktuar tashmë zemërimin dhe indinjatën e mijëra refugjatëve politikë grekë dhe të pasardhësve të tyre që jetojnë dhe punojnë në Poloni. Siç përmendi përfaqësuesi i ambasadës (për falsifikimin) tha se ishte një "korrigjim" pas dekadash tek monumenti dhe u hoq tabela që i referohej të rënëve të Ushtrisë Demokratike të Greqisë (DSE). Ky është një ofendim për të vdekurit, ofendim për refugjatët politikë dhe përbën falsifikim, shpifje kundër luftës dhe mundimeve të një populli të tërë edhe në periudhën e Luftës Civile, por shumë më tepër shpifje edhe kundër qëndrimit bashkëkohor të komunistëve sot, ndaj aktivitetit të tyre, të përpjekjeve për të zbuluar kalbësinë e këtij sistemi barbar e shfrytëzues.

Se, fund së fundi, ky është synimi i tyre: Ata godasin komunistët sepse komunistët mbartin propozimin politik që mund të përbysi këtë sistem barbar dhe shfrytëzues për të sjellë ndërtimin e socializmit që është rrugëdalja dhe perspektiva e vetme.

Ne kërkojmë këtu dhe tani që të ndalohen të gjitha përndjekjet antikomuniste, të mos ketë asnjë dënim komunisti, të mos merren masa të tjera të llojeve të ndryshme si p.sh ndalimin e simboleve apo shkatërrime monumentesh siç promovon qeveria e Polonisë. Dhe i paralajmërojmë se nuk do të jetë ky i vetmi veprim që bëjmë ne. Ne do të vazhdojmë me vendosmëri të shprehim solidaritetin tonë me komunistët Polonez, në krahë edhe të refugjatëve politikë që do ta kërkojnë deri në fund edhe historinë e tyre edhe kujtimin e të parëve të tyre sepse organizimi i luftës nuk ndalet. Do të vazhdojmë deri në drejtësinë përfundimtare».

Vëmë në dukje se tubimi në Athinë u zhvillua në shenjë solidariteti me Partinë Komuniste të Polonisë pas thirrjes së Iniciativës Komuniste Europiane dhe e koordinuar me ndërhyrje të njëhershme në një numër shtetesh europiane.

3.12.2018