Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Protestat e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në të gjithë vendin

Thirrje për kryengritje kundër sulmit antipopullor

"Edhe kjo marrëveshje është një grabitje. Mjaft! Me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) për të drejtat tona, për nevojat tona bashkëkohore". Me këtë slogan, mijëra njerëz të hënën, 20 mars i u bashkuan ftesës së Organizatave Partiake të KKE në të gjithë vendin dhe marshuan e protestuan kundër masave antipunëtore të vjetra dhe të reja, në orën që ishte në zhvillim e sipër Eurogrup-i, i cili diskutonte për të përfunduar marrëveshjen antipopullore të qeverisë - me bashkësitë imperialiste të BE-së dhe FMN-së.

Qindrat e protestave të KKE (tubime, marshime me piketa, aksione masive, ndërhyrje në vendet e punës, etj.) ishte kulmi i një fushate politike mbarëkombëtare, dhe theksoi nevojën për përshkallëzim e luftës dhe bashkimin me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), kundër sulmit antipopullor dhe klimës për tolerancë dhe pritshmëri që kultivon qeveria - BE - FMN.

Në Athinë në tubimin e KKE foli Luiza Razu, anëtare e Byrosë Politike të KQ të KKE dhe sekretare e Organizatës së Partisë në Atikë. L. Razu theksoi se populli, klasa punëtore me ndërhyrje militante dhe duke pretenduar i ka mundësitë që ti thyej takimet e Eurogrup-it që bëhen të dendura këto kohët e fundit për të diskutuar kushtet e sulmit mbi të drejtat e popullit. "Zhvillimi i barabartë" dhe "rindërtimi produktiv" është mënyra SYRIZA-ine për të thënë atë që thotë dhe Lidhja e Industrialistëve Grekë (SEV), shënoi ajo dhe shpjegoi se "kundërmasat" e famshme që reklamon qeveria në realitet janë masa dhe menaxhime në favor të grupeve të biznesit. Ndër të tjera ajo i u referua edhe intensifikimit gjithnjë e më të madh të antagonizmave mes imperialistëve dhe nënvizojë: "Politika që kërkon të drejta të shkatërruara të punës dhe krahë të lira punëtore pas dyerve të fabrikave është politika që do ti bëjë fëmijët tanë mishit për top në kushtet e luftës imperialiste".

Pas tubimit pasojë marshim-protestë me dinamikë gjer te parlamenti. _ 

 

omonoia-kke-7

omonoia-kke-8

omonoia-kke-27

omonoia-kke-25

peiraias-kke-20-03-12

 

21.03.2017