Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Njoftimi i Zyrës së Shtypit

Për samitin e NATO-s në Madrid

Samiti i NATO-s në Madrid, në datat 29-30 qershor, do të jetë “maja e shtizës” për përshkallëzimin e mëtejshëm të agresionit të NATO-s kundër popujve, por edhe për intensifikimin e rivaliteteve imperialiste, të cilat manifestohen aktualisht në konfliktin luftarak në Ukrainë.

Me samitin e NATO-s synohet të forcohet "Koncepti agresiv Strategjik i NATO-s" me pikat kyçe:

• Forcimin dhe konsolidimin e forcave të NATO-s në zonën e luftës në Europën Lindore.

• Shtrirjen e aleancës së NATO-s -në mënyrë të pavarur ose me shtetet bashkëpunëtore - në të gjithë globin, si në Indo-Paqësor që po kthehet në një rajon "të nxehtë" me pozicion të veçantë në konkurrencën SHBA-Kinë.

• Promovimi i zgjerimit të NATO-s, me bashkimin e Suedisë dhe Finlandës në fazë të parë dhe me synim rrethimin e mëtejshëm të Rusisë.

• Modernizimin e arsenalit konvencional, por edhe atij bërthamor, me programe të reja gjigande për armatim, të cilat populli do të thirret për ti paguar.

Këto vendime shënojnë përshkallëzimin dhe përgjithësimin e konfliktit mes kampit euroatlantik nga njëra anë dhe  -kampit që është në formim e sipër- euroaziatik, të udhëhequr nga Kina dhe Rusia nga ana tjetër.

Ky është një konflikt me përmasa të paparashikueshme për ndarjen e tregjeve, të energjisë dhe të burimeve të pasura në përgjithësi, të cilat krijojnë kushtet për një raund të ri luftërash imperialiste me viktima të mëdha popujt e botës. Ky zhvillim vërtetohet si nga deklarata e Ministrit të Jashtëm të Rusisë për forcimin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (aleancë e vendeve të udhëhequra nga Rusia), si një "kundërpeshë" ndaj NATO-s, ashtu dhe nga deklarata e fundit e shefit të Forcave të Armatosura të Britanisë për «përgatitje për përballje luftarake në Europë».

Qeveria e ND është “protagoniste” në zbatimin e këtyre planeve të rrezikshme, duke dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë, duke riazhurnuar bazat ushtarake të SHBA-NATO në Greqi, duke vënë në dispozicion forca ushtarake greke për plotësimin e formacioneve të NATO-s, duke rritur shpenzimet për armatime që kanë të bëjnë me nevojat e NATO-s. Kjo politikë i shërben synimit të klasës borgjeze greke për përmirësimin gjeopolitik, veçanërisht pjesë të kapitalit që bëjnë “punë të arta” nga shndërrimi i Greqisë në një qendër transporti dhe energjie.

Ky është qëllimi real i angazhimit dhe jo “mbrojtja e të drejtave sovrane të vendit ndaj agresionit turk të garantuar nga NATO”, siç është thënë gjithmonë nga të gjitha qeveritë greke. Në fund të fundit, NATO, duke mbajtur qëndrimin e njohur të “Pontius Pilatit”, ushqen pretendimet e shtetit turk, në kuadrin e një “pazari” kompleks me Turqinë për sigurimin e krahut juglindor të aleancës dhe përpiqet për të dobësuar marrëdhëniet Rusi-Turqi.

Strategjinë agresive të NATO-s e mbështetin edhe partitë e tjera, veçanërisht SYRIZA dhe PASOK/KINAL. SYRIZA kritikon qeverinë greke vetëm për dërgimin e armëve dhe jo për përfshirjen në luftë përmes infrastrukturës (bazave etj.), të cilat vetë SYRIZA i inauguroi ato kur ishte në qeveri. Në të njëjtën kohë, SYRIZA deklaron mbështetjen e vet për zgjerimin e NATO-s me Suedinë dhe Finlandën, por edhe për sanksionet ndaj Rusisë, të cilat “i hedhin benzinë zjarrit” të konkurrencës.

Kundërshtimi i popujve ndaj NATO-s dhe vendimeve të Samitit është çështje “jete a vdekje”. Prandaj Partia Komuniste e Greqisë (KKE) mbështet demonstratat popullore antiimperialiste dhe paqësore, që janë vendosur të bëhen në ditët e zhvillimit të Samitit, kundër klimës së autoritarizmit dhe represionit të kultivuar nga qeveria socialdemokrate e Spanjës. KKE do të marrë pjesë në këto demonstrata me delegacion të saj me shumë anëtarë, së bashku me Partinë Komuniste të Punëtorëve të Spanjës.

Lufta për shkëputjen e Greqisë nga lufta imperialiste në Ukrainë, për mbylljen e bazave ushtarake NATO-amerikane në vendin tonë, për mosdërgimin e forcave ushtarake greke dhe sistemeve të armatimit jashtë vendit, është rruga që populli të mos gjakoset dhe për të mos paguaj planet e imperialistëve. Është e vetmja garanci për mbrojtjen e të drejtave sovrane, për kundërshtimin ndaj abuzimit të kufijve të vendit.

Populli mund të hartojë rrugën e tij, të paqes, bashkëpunimit dhe luftës së përbashkët me të gjithë popujt, me shkëputje nga NATO-BE, me popullin zot në vend të tij dhe pushtetin në duart e veta.

 

Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)