Lidhje me faqet e vjetra të PKG
Gjyq për 35 kuadro të PAME-s (Frontit Militant Mbar-punëtor)
Në shpalljen e tij Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME) denoncon se ngrihet një gjyq i ri për 35 kuadrot e PAME-s (Frontit Militant Mbar-punëtor) me akuzën e organizimit të protestave më 30 Janar 2013 nga Federatat dhe Sindikatat klasore në Ministrinë e Punës, për të protestuar kundër deklaratave provokatore të bëra nga ministri i atëhershëm i Punës J. Vruci se "sistemi i pensioneve ishte mbështetur në ryshfete dhe klientela".
Deklarata e PAME thotë:
"Më 16 mars, drejtësia e "pavarur" zvarrit përsëri në gjyq 35 kuadrot e PAME-s (Frontit Militant Mbar-punëtor), kryetarët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe dhjetëra organizata sindikale, të cilët, pas shtyrjeve të vazhdueshme të gjyqit, më në fund u konsideruan të pafajshme pasi akuzat e bëra ndaj tyre, nga qeveria e mëparshme e ND-së dhe nga Ministri i atëhershëm i Punës J. Vruci pse sindikalistët u përpoqën të bëjnë një hap proteste në zyrën e tij, u rrëzuan në tërësinë e tyre,.
Aktakuzat e sajuara që çohen përsëri kanë të bëjnë me organizimin e protestës me 30.01.2013 nga Federatat dhe Sindikatat klasore në Ministrinë e Punës për të protestuar kundër deklaratës provokatore të Ministrit të Punës J. Vruci se " sistemi i pensioneve ishte mbështetur në ryshfete dhe klientela".
Qeveria e mëparshme u përpoq të organizonte provokacion, duke i akuzuar sindikalistët për dëme që gjoja ata shkaktuan në zyrën e ministrit të Punës. Nga fotografitë e botuara, por dhe nga dëshmitarë u faktua provokacioni dhe aktakuzat u shembën, duke çuar në lirimin e të gjithë të pandehurve.
Të ballafaquar me kërkesat e reja të grupeve të biznesit dhe në negociatat për përfundimin e marrëveshjes mes Qeverisë SYRIZA – ANEL dhe institucioneve, po synohet që të imponohet heshtje varrezash në sektorët dhe vendet e punës. Përveç kësaj, mes masave të reja antipopullore, pjesë kyçe e kësaj marrëveshjeje të re është dhe goditja e të drejtave dhe lirive të sindikatave dhe e punëtorëve, goditja e të drejtës për grevë. Me përsëritjen e një gjyqi-parodi synojnë që të dërgojnë mesazh, të terrorizojnë punëtorët, që të hapin rrugën për një sulm të ri.
U bëjmë thirrje organizatave sindikale që të dënojnë në mënyrë masive përpjekjen e re që synon kriminalizimin e veprimtarisë sindikaliste. Të intensifikojnë veprimtarinë e tyre për të informuar dhe përgatitur sa më gjerë punëtorët për këto zhvillime, për të organizuar përgjigje me grevë kundër masave të reja".
Solidaritet ndaj PAME-s shprehu Federata Botërore e Sindikatave (WFTU) dhe "kërkon nga qeveria Qeverinë greke ta ndërpresë përfundimisht ndjekjen penale ndaj 35 sindikalistëve".
14.03.2017