Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Dy vitet e qeverisjes së SYRIZA vërtetojnë se nuk mund të ketë menaxhim pro-popullor të kapitalizmit

Në një aktivitet të madh politik – kulturor (në dt 25/1/2017) në Selanik, për 99-vjetorin e Partisë, foli Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, dhe theksoi ndër të tjera: 

Bilanci i dy viteve të qeverisjes së SYRIZA, që e bën edhe SYRIZA, është një bilanc për menaxhimin e varfërisë dhe papunësisë. Një menaxhim i krizës së sistemit, me qëllim të rimëkëmben përfitimet kapitaliste. E vërteton se rritja e përfitimit të një pakice nuk përputhet me prosperitetin e popullit.

Në qoftë se një gjë është vërtetuar në mënyrë të përsëritur, kjo është se çdo qeveri që vepron në kuadër të pushtetit të kapitalit, të BE-së dhe NATO-s është një qeveri antipopullore që në lindjen e saj, pavarësisht emrit apo synimet që mund të ketë kjo qeveri. Nuk mund të ekzistojë menaxhim pro-popullor të kapitalizmit.

Sot, të gjithë ata që ndihen të majtë, të cilët votuan për SYRIZA-n në zgjedhjet e kaluara mund ta gjejnë vendin e tyre të vërtetë në radhët e lëvizjes punëtore – popullore, që do të ketë si qëllim dhe drejtim luftën kundër monopoleve, kapitalizmit, kundër luftës imperialiste, në aleancë dhe bashkëpunim me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE). Që të forcojmë të gjithë së bashku rezistencën dhe luftën e popullit, aleancën sociale kundër monopoleve dhe kapitalizmit, në luftën për socializëm. 

 
  
ekdhlwsh-thesniki-11_0 ekdhlwsh-thesniki-7_0
ekdhlwsh-thesniki-4_0 ekdhlwsh-thesniki-16_0
ekdhlwsh-thesniki-20 ekdhlwsh-tseniki-synaylia-7
 
 

 26.01.2017