Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Dimensioni Ndërkombëtar i Kongresit të 12-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE)

30 delegacione të huaja nga Organizata të Rinive Komuniste dhe anti-imperialiste nga e gjithë bota morën pjesë në punimet e Kongresit të 12-të të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe dërguan përshëndetje ndaj Kongresit.
Përfaqësuesit që morën pjesë në këtë Kongres ishin si më poshtë:
1) Federata Botërore e Rinisë Demokratike, 2) Rinia Komuniste e Austrisë, 3) Rinia Komuniste e Venezuelës, 4) Bashkimi i Rinisë Komuniste të Britanisë, 5) Rinia Socialiste Punëtore Gjermane, 6) Rinia Komuniste e Guatemalës, 7 ) Bashkimi i të Rinjve Komunistë të SHBA-ve, 8) Rinia e Partisë Komuniste të Indisë (marksiste), 9) Bashkimi Demokratik i Rinisë Jordaneze, 10) Bashkimi i Rinisë Komuniste të Spanjën, 11) Kolektivat e të Rinjve Komunistë, Spanjë, 12) Fronti i Rinisë Komuniste, Itali, 13) Rinia e Lëvizjes Socialiste Kazakistan, 14) Të Rinjtë Socialistë të Partisë Socialiste-Punëtore të Kroacisë, 15) Organizata e Bashkuar Demokratike Rinore, Qipro, 16) Federata e të Rinjve Komuniste, Meksikë, 17) Bashkimi i Rinisë, Bangladesh, 18) Federata e të Rinjve në Nepal, 19) Bashkimi i Rinisë Progresiste dhe Studentëve, Koreja e Jugut. , 20) Rinia e Partisë Komuniste të Pakistanit, 21) Rinia e Partisë së Popullit të Palestinës, 22) Rinia Komuniste Portugeze, 23) Rinia e Partisë Socialiste të Rumanisë, 24) Bashkimi Leninist i Rinisë së Federatës Ruse, 25) Bashkimi i të Rinjve Komunistë të Jugosllavisë, Serbia, 26) Bashkimi Socialist i Studentëve, Sri-Lanka, 27) Bashkimi i Rinisë Komuniste Siriane - Rinia Khalid Bagdash, 28) Rinia Komuniste e Turqisë, 29) Bashkimi Komunist i Rinisë, Çeki, 30) Rinia e Partisë Komuniste-Punëtore e Finlandës.
Delegacionet e huaja ishin pjesëmarrëse në një tubim solidariteti masiv, militant dhe internacionalist për popullin dhe të rinjtë e Venezuelës në pasditen e të shtunës (16/2), që organizoi Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) nën parullën qendrore: «Solidaritet për popullin e Venezuelës! Ndaj imperializmit asnjë nënshtrim, e vetmja superfuqi janë popujt».

 

Solidarity with the People of Venezuela

 


Për më tepër, krahas kongresit të 12-të u realizua edhe Mbledhja e Grupit të Punës së Takimeve të Rinive komuniste të Europës dhe vendosi që Takimi i 15-të i Rinive Komuniste të Europës të pritet nga Rinia Komuniste e Austrisë në qytetin Linz (Austri), më 28 deri më 30 qershor 2019.

 

 

20.02.2019