Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Greva e përgjithshme 24 orëshe:

Demonstrata masive të Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) në gjithë Greqinë

Përgjigje dinamike kundër përpjekjes së qeverisë, punëdhënësve dhe BE-së për të shtypur jetën e klasës punëtore dhe të popullit për fitimet e kapitalit dhanë mijëra punëtorë të cilët morën pjesë në grevën e përgjithshme mbar-punëtorë ditën e Enjte, 14 Dhjetor, 2017.  Mitingjet e grevës së Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) dërguan mesazh kundërsulmi, mesazh të intensifikimit të luftës, të përpjekjeve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Përgjithshme Kombëtare Kolektive të Punës, asnjë pagë më poshtë nga 751 euro, kontrata me rritje të pagave, ndalimin e ankandeve, kundër goditjes të së drejtës për grevë, që me ligj e promovon qeveria e SYRIZA-ANEL.

Tubimi i grevës në Athinë përfundoi me marshim në Ambasadën Amerikane duke dërguar kështu mesazh solidariteti për popullin Palestinez dhe duke dënuar vendimin e SHBA-ve për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Punëtorët grevistë që morën pjesë masivisht në tubimet e grevës që organizoi Fronti Militant Mbarpunëtor (PAME) në të gjithë Greqinë, demonstruan vendosmërinë e tyre për të mos pranuar një të ardhme për ta në varfëri, papunësi, pasiguri të përhershme. Së bashku me ata demonstruan edhe të vetë-punësuarit dhe bujqit të cilët morën pjesë bashkë me traktorët e tyre.

 

 

 

Ata treguan vendosmërinë e tyre për të mos pranuar heqjen e tetë-orarshit, të punës së vazhdueshme dhe të përhershme, kundër punës së zezë dhe të pasiguruar. Treguan refuzimin e tyre për daljen në pension në moshën 70-vjeçare dhe me një pension si ndihmë sociale. Ata demonstruan refuzimin e tyre kundër tkurrjeve të shpenzimeve sociale dhe plaçkitës së rezervave të Arkave të Sigurimeve Sociale.


Dënuan përpjekjet e qeverisë SYRIZA-ANEL që të kufizojë të drejtën për grevë, arritjen më kryesore të punëtorëve që e fituan me luftë dhe gjak. Dënuan atmosferën festive që përpiqet të kultivoj qeveria me përrallën e "zhvillimit të drejtë", e cila në realitet do të thotë një sulm i mëtejshëm kundër jetës së familjes punëtore - popullore me heqjen e mëtejshme të së drejtave dhe arritjeve të tyre. Së fundmi, dënuan represionin dhe autoritarizmin që tregon qeveria për të kaluar masat e "zjarrta" si ato të vlerësimit të tretë ashtu dhe të memorandumeve të mëparshme.

 

 

General Strike 14_12_2017 [Athens]

 

Në tubimin e grevës së Frontit Militant Mbarpunëtor (PAME) në Athinë u gjend edhe Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Dhimitri Kucuba, i cili në deklaratat e tij për mediat tha:

"Qeveria SYRIZA-ANEL vazhdon mjerimin, vazhdon punën e saj të pistë kundër popullit grek. Sa më shpejt të kapërcehen Iluzionet, pritjet e rreme, zhgënjimet, aq më shpejt do të mundemi të hapim rrugën, që të hiqen të gjitha masat antipopullore të memorandumeve, të rimerren humbjet që pësuan punëtorët nga vitet e krizës, të hapet rruga për ndryshime radikale në shoqërinë dhe ekonominë greke. Çështja është aktualisht në duart e klasës punëtore dhe shtresave popullore të vendit tonë. Mundemi të lëvizim përpara menjëherë, me ndryshimin e korrelacionit negativ të forcave, brenda sindikatave, brenda në shoqata, me pjesëmarrje në zgjedhjet e sindikatave, në procedurat e lëvizjes masive, me forcimin e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), me riorganizimin e lëvizjes punëtore sindikaliste dhe forcimin e aleancës sociale të së gjithë të shtypurve dhe të dëmtuarve të këtij vendi".

 

General Strike 14_12_2017

General Strike 15_12_2017 [Thessaloniki]

General Strike 14_12_2017 [Giannena]

General Strike 14_12_2017 [Larisa]

General Strike 14_12_2017 [Patra]

General Strike 14_12_2017  [Agrinio]

General Strike 15/12/2017 [Chania]

 

15.12.2017