Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklaratë e Dhimitri Kucubas mbi çështjen e Qipros

Të Hënën, 9 Janar, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, u takua me Kryeministrin, në kuadër të takimeve të vazhdueshme të Aleksi Cipras me krerët e partive politike, me synim t'i informojë ata për zhvillimet në çështjen e Qipros. 

Pas takimit, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) bëri deklaratën e mëposhtme:

"Çështja e Qipros është problem invazioni dhe pushtimi.

Që të flasim për negociata që do të çojnë në një zgjidhje, do të thotë para së gjithash tërheqje të menjëhershme të së gjitha forcave okupuese. Do të thotë heqjen e regjimit të garancive.

Zgjidhje do të thotë një shtet dhe jo dy shtete. Një Shtet unik, i qëndrueshëm, me një sovranitet, një shtetësi, një personalitet ndërkombëtar, një atdhe i përbashkët për Greko-qipriotët dhe Turko-qipriotët, pa baza të huaja, pa garantues dhe mbrojtës.

Negociatat sot në thelb janë të minuara në radhë të parë nga udhëheqja turke, si dhe nga ajo turko-qipriote, me përfshirjen edhe të forcave të tjera dhe interesave të mëdha, të tilla si SHBA-të, sepse në thelb kryhen negociata në kuadrin e një zgjidhje përçarëse.

Ajo që është e nevojshme sot është vigjilenca e madhe e mundshme nga ana e popullit të Greqisë dhe e popullit të Qipros".


10.01.2017