Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Deklarata e Dh. Kucubas për thirrjen e Këshillit të Kryetarëve të Partive Politike për çështjen e refugjatëve

Në deklaratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, theksoi ndër të tjera në lidhje me propozimin për një takim të Këshillit të kryetarëve të partive politike:

"Për sa i përket propozimit për mbledhje takim të Këshillit të Kryetarëve të Partive Politike mbi çështjen e refugjatëve, ne besojmë se nuk mund të dali diçka specifike dhe e konsiderueshme, dhe as që besojmë se mund të lindi prej saj, një strategji unike -"kombëtare" siç thuhet, që nga momenti që ekzistojnë pikëpamje dhe propozime diametralisht të kundërta.

Në thelb, qeveria, siç deklaroi dhe kryeministri dje në Parlament, si dhe partitë e tjera politike po propozojnë takimin si një mjet negociues, me qëllim që të kërkohet zbatim me besnikëri të vendimeve të fundit të BE-së dhe NATO-s.

Por, problemin pikërisht këto vendime të BE-së dhe të NATO-s e kanë krijuar.

Ne ju kujtojmë se KKE (Partia Komuniste e Greqisë), tashmë që nga muaj Tetor, i kishte denoncuar vendimet e BE-së për çështjen e Refugjatëve, me të cilat qeveria kishte rënë dakort për transformimin e Greqisë në një vënd ku do të bllokohen refugjatët dhe emigrantët. Rezultatet i shohim dhe i përjetojmë çdo ditë.

Këto vendime parashikojnë klasifikim dhe zhvendosjen e një numri të vogël refugjatësh, ndërsa për shumicën parashikohet represjoni, riatdhesimi dhe bllokimi i tyre në Greqi. Në të njëjtën kohë ka të çrrënjosur nga vënde të luftës, si nga Afganistani, që BE-ja në mënyrë të paligjëshme nuk i njeh atyre statusin e “refugjatit”, dhe si pasojë vjen bllokimi i tyre.

Me të vërtetë, si mund të jetë e mundur që të ketë konsensus midis Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe partive të tjera, kur këto parti që nga momentet e para mirëpritën përfshirjen e NATO-s në detin Egje, me dijeni të plotë se kjo përfshirje po përdor çështjen e refugjatëve si një pretekst, por që në thelb është e lidhur me luftën dhe konkurrencën në Siri dhe që do të shfrytëzohet nga Turqia për të avancuar pretendimet e saja të njohura në lidhje me zonat gri dhe shkeljet e saj ndaj të drejtave sovrane të atdheut tonë?

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka propozuar transferimin e drejtpërdrejtë të refugjatëve –emigrantëve nga vendet që ata mbritin fillimisht, si Turqia, Jordania, Libani, por edhe nga ishujt grekë, të gjithë ata që janë të bllokuar aty, në shtetet e destinacionit të tyre përfundimtarë, me përgjegjësinë e BE-së dhe OKB-së. Në kundështim me qëndrat hot-spots ose qëndrat e rivendosjes apo klasifikimit dhe bllokimit.

Kemi propozuar krijimin e ambienteve njerëzore të pritjes të përkohshëme, me përgjegjësinë e Ministrisë së Politikës së Emigracionit. Dhe, sigurisht, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) punon për të forcuar luftën e popullit tonë kundër luftërave dhe ndërhyrjet në rajon, kundër përfshirjes së Greqisë në këto luftëra që çrrënjosin gjithnjë e më shumë popull.

Pozicionet e të gjitha partive të tjera në çdo rast janë shprehur në mënyrë të qartë në procedurat parlamentare, ashtu si dhe e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), si dhe në kontaktet midis partive. Me këtë kuptim, qeveria është në dijeni për të gjitha pozicionet e detajuara të çdo partie. Një takim i kryetarëve të partive politikë me përmbajtjen që i jep qeveria, por edhe partitë e tjera janë është e pakuptimtë dhe nuk ndihmon për të zgjidhur problemin. Pra, nuk është nevoja që të mblidhet fare".

26/02/2016