Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Beteja të forta që sindikatat të jenë në duart e punëtorëve

Kohët e fundit, në Greqi, bëhet një luftë e ashpër nga Federatat Sindikaliste në sektorë, nga Qendrat Punëtore të qyteteve, nga sindikata dhe sindikalistë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), kundër planeve të mafies sindikaliste që mban në duart e saj udhëheqjen e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE).

Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve të Greqisë (GSEE), është themeluar 100 vjet më parë me kontributin historik të komunistëve, dhe përfaqëson Konfederatën e sindikatave punëtore në sektorin privat të Greqisë. Për shumë vite, kjo Konfederatë, kontrollohet me metoda mafioze nga fraksionet sindikaliste të PASKE (të partisë socialdemokrate PASOK), nga DAKE (fraksion i partisë së djathtë Demokracia e Re, ND) dhe grupi i Vasilopulos (i partisë socialdemokrate në pushtet, SYRIZA-s).

Synimi i këtyre forcave ishte, që edhe sivjet, më 14 -17 Mars, të realizonin një "kongres" - parodi, me "delegatë" të rremë, të cilët njëkohësisht janë edhe pronarë biznesesh. Për këtë arsye ata zgjodhën që kongresi i Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) të bëhet larg qytetit të Athinës, në një kamp turistik luksoz në qytetin e Kallamatës, në një hotel luksoz, të zgjedhur nga kjo mafie sindikaliste dhe e paguar nga paratë e punëtorëve. Por, siç zbuloi Fronti Militant Mbar-punëtorë (PAME) një numër i konsiderueshëm i delegatëve, të paktën 53 delegatë, nuk duheshin të merrnin pjesë në këtë kongres, për shkak të procedurave të rrema dhe të parregullta në bazë të ligjit.

Por, planet e tyre i prishën Federatat Sindikaliste në sektorë, Qendrat Punëtore të qyteteve, Sindikatat, sindikalistët dhe punëtorët, që i ‘u përgjigjën thirrjes së Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) me protesta masive jashtë këtij hoteli luksoz, për 3 ditë rresht dhe të palodhur, duke bllokuar planet e mësipërme me parullën, «Sindikata me punëtorë, Jo me pronarë!». Në protestat masive morën pjesë dhjetëra përfaqësues të zgjedhur të sindikatave klasore, të cilët bashkohen në Frontin Militant Mbar-punëtorë (PAME).

Duhet shënuar se në kongresin e kaluar të Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE), fraksioni sindikalist DAS (Bashkimi Militant Demokratik) që ishte mbështetur nga forcat klasore, kishte fituar vendin e dytë dhe kishte marrë 22% të delegatëve, gjithashtu kishte zgjedhur dhe 10 anëtarë në Kryesinë e përbërë prej 45 anëtarësh të Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE).

Në vazhdim, mafia sindikaliste, pasi e pa që nuk i kalonin planet e saj, i ‘u drejtua për ndihmë shtetit borgjez, forcave policore dhe partive borgjeze. Në letrën e ngjashme që dërguan ndaj Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe ndaj të gjitha atyre partive që mbështetën masat anti-punëtore gjatë viteve të fundit në Greqi, udhëheqja e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) u bënte thirrje atyre për "një takim urgjent me ju për të ruajtur institucionet demokratike dhe për të siguruar ushtrimin e duhur të së drejtave themelore demokratike".

Në datën 21 Mars, mafia sindikaliste e udhëheqjes së Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE), u takua me zëvendësministren e Mbrojtjes së Qytetarit, të qeverisë SYRIZA, Katerina Papakosta (e cila duhet të theksohet se ishte deputete e partisë së djathtë, Demokracia e Re, ND), dhe diskutuan,...siç u tha dhe në njoftimin për shtyp nga ana e zëvendësministres.... "çështjen e marrjes së masave të sigurisë për të mbrojtur takimet e ardhshme të Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) ",

 Në këto kushte, shoqatat dhe organizatat e tjera sindikaliste punëtore i bëjnë thirrje punëtorëve të marrin pjesë në demonstratën e madhe në sheshin “Pedhio tu Areos”, përpara zyrave të Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE), ditën e Enjte, 28 Mars, në orën 18:30.

Siç theksohet në thirrjen e sindikatave: "Pjesëmarrja masive në protestën e së Enjtes deklaron vendimin e punëtorëve për të vazhduar luftën e tyre kundër kalbësirës që nxjerrin ata që e paraqesin veten si "përfaqësues të klasës punëtore", dhe që, nga brenda zyrave të tyre, planifikojnë çdo ditë se si të çarmatosin luftërat e punëtorëve, se si të neutralizojnë sindikatat, me synim që, miqtë e tyre pronarë/punëdhënës ti kenë duart e zgjidhura për të fituar sa më shumë duke shkatërruar punëtorët (...)

Sindikatat që organizojnë protestën, theksojnë: "Denoncojmë mafien sindikaliste të shumicës se Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve të Greqisë (GSEE) e cila jep recital metodash dhe veprimesh mafioze, me synim të imponojë "siç i do qejfi" punëdhënësit, delegatët e rremë dhe truprojat e tyre brenda sindikatave dhe funksionimit të tyre. Sindikata me punëtorë, Jo me pronarë!».