Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Aktivitetet e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) për studentët

Filluan të Enjten (16/3) ngjarjet e festivalit të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) për studentët, që kryhen në shumë qytete të Greqisë me sloganin e huazuar nga vargjet e poetit revolucionar Vladimir Majakovski, "E ardhmja nuk do të vijë vetvetiu ... Në qoftë nuk do të marrim masa dhe ne".

Anëtarët dhe miqtë e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) i pritën studentët që janë të shqetësuar, të papajtueshëm me jetën dhe të ardhmen që i përgatitin dhe i bëjnë thirrje atyre që ... të marrin masat, të organizojnë luftën për të ardhmen që kanë nevojë, për të ardhmen që ata meritojnë.

Në Athinë, aktivitetet u zhvilluan në konviktin e Universitetit të Athinës, ku dominoi një pankartë me figurën e Juri Gagarin dhe Ajnshtajnit ku shkruhej: "Luftojmë për shkencën. Fitojmë njohurinë, se shkencë do të thotë e vërtetë, sepse e vërtetë për progres shoqëror, do të thotë luftë për socializmin – komunizmin".

Në këtë ambient, gjithashtu, është vendosur libraria e "Sigxroni Epohi", dhe ekspozitë me temë "Socializëm vs Kapitalizëm". Festivali u hap me një përkushtim të Revolucionit të Tetorit me recitime dhe muzikë.

Në fjalën e tij, Niko Abatielo, Sekretar i Këshillit Qendror i Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), i cili pasi iu referua Kongresit të 20-të të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe rëndësinë që ka ky Kongres për Rininë e Partisë, KNE, theksoi ndër të tjera: "Mijëra të rinjë në të gjithë Greqinë mendohen çdo ditë dhe thonë "A mund të ndryshojë situata në të cilën jetojmë? Dhe nëse po, si do bëhet kjo?".

Përgjigjemi me vendosmëri: Po, bota mund të ndryshojë dhe do të ndryshojë. Këtë përgjigje dhanë bolshevikët 100 vjet më parë, në Tetorin e vitit 1917. Tetori i Kuq, kjo ngjarje e rëndësishme botërore në të cilën shokët tanë nga Organizata e Studentëve na udhëtuan sot me përkushtimin që parapriu vërtetoj se - siç thoshte Lenini - "Akulli u thye, rruga u shënua": klasa punëtore e realizojë misionin e saj historik, d.m.th e përmbysi kapitalizmin duke pushtuar pushtetin politik, dhe udhëhoqi ndërtimin e socializmit - komunizmit ...

Ne ftojmë çdo student sot që të mendohet, të kërkojë, të lexojë, të pyes dhe të gjejë për ato që i fsheh sistemi, për socializmin që u ndërtua. Ta gjykojë dhe ta krahasojë".

Aktiviteti u vazhdua me programe muzikore._ 

 

 

kentriki-omilia-1

 

kentriki-omilia-4

kentriki-omilia-5 (1)

kentriki-omilia-2

synaylia-foithtika-sygkrothmata-6

synaylia-mpofiliou-3

synaylia-mpofiliou-1

synaylia-foithtika-sygkrothmata-7

glenti-3

 

17.03.2017