Lidhje me faqet e vjetra të PKG

Faqet e ndërkombëtare të PKG transferohen gradualisht në format të ri. Ju mund të gjeni faqet e mëparshme qe tashmë jane përmirsuar (me të gjitha përbërjet e tyre) në linkun e mëposhtëm.

Aktivitet i Organizatës së PK të Greqisë (KKE) në Atikë me rastin e çlirimit të Athinës nga ELAS-i

Mijëra anëtarë dhe miq të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) morën pjesë në aktivitetin e madh të zhvilluat në sheshin Korai të Athinës nga Organizata e PK të Greqisë (KKE) në Atikë ditën e shtunën, 13 tetor, për 74 vjetorin e çlirimit të Athinës në tetor të vitit 1944. Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bëri thirrje punëtorëve dhe gjithë popullit, për të nxjerrë forcë dhe frymëzim nga epopeja popullore e dekadës së viteve ‘40, për të kuptuar se armiku, sado i fortë që mund të duket, nuk është i pathyeshëm, se me organizim, bashkim dhe luftë mund të humbasë çdo armik sado i fortë që të jetë.

 

Në këtë aktivitet, i cili është pjesë i aktiviteteve në nder të 100 vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), foli Luiza Razu, anëtare e Byrosë Politike të KQ të Partisë dhe Sekretare e Komisionit të Qytetit të Atikës. Në fjalën e saj ndër të tjera ajo theksoi:

"Ky përvjetor rrisjell  në kujtesën historike arritjen e madhe të luftës së pa ndalur me të gjitha format, dhe kryesisht të luftës së armatosur, kundër pushtimit nazist nga imperialistët Gjermanë dhe aleatët e tyre, Italianë dhe bullgarë, që ishte vepër e forcave popullore, me në krye PK të Greqisë (KKE). [...] Veprimtaria e Organizatës së Partisë në Atikë në atë periudhë është një trashëgimi me eksperiencë. Sepse në praktikë vërtetohet se raporti i forcave ndryshon dhe se ndriçon rolin e pararojës në të gjitha rrethanat që ajo ndollet.

[...]

Qeveria e SYRIZA-ANEL dhe institucionet e tjera shtetërore dhe borgjeze flasin për historinë e EAM – ELAS-it, duke synuar në thelb për ta zhveshur atë nga marrëdhënia themelore që kishin me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE). Edhe kur nuk e injorojnë këtë marrëdhënie, synojnë të shtrembërojnë thelbin klasor të konkluzioneve [...] Përveç kësaj, një "maskë rozë" është një garanci për aleatët e sotëm politik të tyre por dhe ndoshta për të nesërmit. [..] Të gjithë këta duan të fshehin të vërtetën nga populli, sidomos nga rinia. Që në të njëjtën kohë që kaq shumë njerëz jepnin madje dhe jetën e tyre në radhët e EAM-it, ELAS-it,  EPON-it me pararoja dhe të udhëhequr nga PK e Greqisë (KKE), klasa borgjeze dhe partitë e saj ose bashkëpunuan me pushtuesit, ose ikën jashtë vendit dhe nga brendësia e Greqisë vepronin në mënyrë minuese kundër ELAS-t, kundër popullit që militonte".

Në përfundim të fjalës së saj i bëri thirrje klasës punëtore, rinisë, shtresave të tjera popullore për të mbrojtur të ardhmen e tyre, jetën e tyre, të militojnë për plotësimin e nevojave të tyre.

Me Parti Komuniste të Greqisë (KKE) më të fuqishëm kudo në vendet e punës, në organizatat e lëvizjes masive, në lagjet punëtore dhe popullore sepse kjo perspektivë hap rrugën për çlirimin përfundimtar të popullit nga prangat e shfrytëzimit dhe shtypjes kapitaliste.

Në këtë aktivitet u ndoll një delegacion i madh i KQ të Partisë të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Dh. Kucuba.

 

 

Rally of the KKE on the 74th anniversary of the liberation of Athens

 

15.10.2018